Politike

VIDEO/ Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca paraqitet si i pandehur në GJKKO

Mësohet se, Gjykata e Posaçme po zhvillon sot seancën e radhës ndaj Ndrecës, i akuzuar për "shkelje të barazisë në tendera", kryer gjatë kohës që mbante detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

2 Prill 2026, 10:19 Nga D.S

VIDEO/ Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca paraqitet si i pandehur në

TIRANË-  Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca, ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme, si i pandehur. Mësohet se, Gjykata e Posaçme po zhvillon sot seancën e radhës ndaj Ndrecës, i akuzuar për "shkelje të barazisë në tendera", kryer gjatë kohës që mbante detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme.

Sipas SPAK, Ndreca ka udhëhequr një grup zyrtarësh, të cilët dyshohen se kanë kryer shkelje gjatë një procedure prokuruese të Ministrisë së Brendshme.


Plarent Ndreca është marrë i pandehur, lidhur me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend, në kohën kur ai ishte sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Kallëzimi në SPAK u bë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili dyshon se zyrtarët kanë lejuar mospërputhje dhe devijime ligjore në garën për ndërhyrje në Komisariatet e Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe atij nr. 4 në Tiranë.

Sipas KLSH-së, gjatë kontrollit u gjetën mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cënuar barazinë e pjesëmarrësve në tendera. Po ashtu, ka pasur edhe rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit. Procedurat janë kryer kur kjo ministri drejtohej nga Sandër Lleshaj, teksa është duke u hetuar edhe një tjetër tender i kësaj periudhe që ka të bëjë me uniformat e Policisë së Shtetit./Dosja.al

spak gjkko erion veliaj plarent ndreca

Sondazh

Poll