Politike

Pse qesh? Rama kapet me studentin e drejtësisë: Njëri më kërkoi që t'i gjeja punë

Gjatë fjalës së Ramës një nga studentët po qeshte dhe kjo bëri që ai të merrte vëmendjen e kryeministrit, për të bërë disa batuta.

2 Prill 2026, 09:35 Nga I.A
Pse qesh? Rama kapet me studentin e drejtësisë: Njëri më
Studenti

TIRANË- Kryeministri Edi Rama është kapur me një student gjatë takimit të sotshëm, duke bërë disa batuta me të. Gjatë fjalës së Ramës një nga studentët po qeshte dhe kjo bëri që ai të merrte vëmendjen e kryeministrit, për të bërë disa batuta.

Kryeministri e pyeti studentin sepse po qeshte, ndërsa ai iu përgjigj për negociatat që do të hapen. Ndërkohë që më pas Rama pasi e pyeti studentin se për cilën degë studionte, tregoi një episod me një student të mëparshëm nga Drejtësia, i cili i kërkoi që t'i gjente punë. 


Edi Rama: Pse po qeshje se po dëgjoje, e dyshoj, të pashë.

Edi Rama: Po ça po bëje? Po qeshje vetvetiu.

Studenti: Jam i lumtur për negociatat që do të hapen.

Edi Rama: Negociatat janë hapur, s’e ke pasur mendjen! Janë të tëra të hapura!

Studenti: Që do të mbyllen pra!

Edi Rama: Çfarë hapet, hapet për t’u mbyllur, jo për të ndenjur hapur!/Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll