Politike

"Para një dekade s’merrje dot shërbim pa bakshish"/ Rama për procesin e dixhitalizimit: Sot shërbimet online nga celulari dhe kompjuteri

Në një takim me studentët, ai u shpreh se, sot shqiptarët nuk janë të detyruar të paguajnë bakshish për të marrë mbi 1000 e kusur shërbime.

2 Prill 2026, 09:25 Nga D.S
"Para një dekade s’merrje dot shërbim pa bakshish"/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha se, deri përpara një dekade, në Shqipëri nuk merrje dot asnjë shërbim pa bakshish.

Në një takim me studentët, ai u shpreh se, sot shqiptarët nuk janë të detyruar të paguajnë bakshish për të marrë mbi 1000 shërbime. Rama theksoi se, sot shërbimet i marrin nga celulari apo kompjuteri përmes platformës e-Albania.

“Deri përpara një dekade, në Shqipëri nuk merrje dot asnjë shërbim pa bakshish, edhe për të marrë një certifikatë lindjeje, të qëllonte të paguaje bakshish. Sot shqiptarët nuk janë të detyruar të paguajnë bakshish për të marrë mbi 1000 e kusur shërbime , të cilat i marrin nga celulari apo kompjuteri përmes platformës e-albania,” tha Rama./Dosja.al

edi rama be procezi i dixhitalizimit

Sondazh

Poll