Politike

"E vetmja politike, të bëhemi pjesë e BE"/ Rama: Të mos humbasim fokusin

Në turin me studentët, Rama u shpreh se, duhet bërë maksimumin në këto vite që kemi përpara ku duket që dera është plotësisht e hapur dhe për këtë arsye nuk duhet të humbasim fokusin.

2 Prill 2026, 09:15 Nga D.S
"E vetmja politike, të bëhemi pjesë e BE"/ Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeminstri Edi Rama deklaroi se e vetmja politikë e madhe që ka sot qeveria është të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian. Në turin me studentët, Rama u shpreh se, duhet bërë maksimumin në këto vite që kemi përpara ku duket që dera është plotësisht e hapur dhe për këtë arsye nuk duhet të humbasim fokusin.

“Pyetja që duhet t’ia bëjmë vetes është : sa kohë kemi? Nuk i vjen fati çdo brezi të bëjë histori. Ka momente në jetën e një populli ku një brezi i duhet ose të përballet me historinë ose të ndodh  siç po na ndodh tani është një moment që mund të bëjmë historinë duke hyrë në BE.

Është hapur një dritare ose më saktë është hapur dera, por dera mund të mbyllet, por e rëndësishme është që ne të mos bëhemi sebep që të mbyllet dera dhe nuk do bëhemi sebep që të mbyllet dera, por dera mund të mbyllet pas një viti, pas dy vitesh apo tre vjetësh, sepse ata mund të rikthehen në një situatë ku thonë “prit njëherë”.

Ne duhet të bëjmë maksimumin në këto vite që kemi përpara ku duket që dera është plotësisht e hapur dhe për këtë arsye nuk duhet të humbasim fokusin. E vetmja politike e madhe që kemi ne, është të bëhemi pjesë e BE. Ne nuk duhet të humbasim ketë moment historik dhe ky është realisht moment historikë dhe të gjithë duhet të fokusohemi këtu”, tha ai./Dosja.al

edi rama be be dhe

Sondazh

Poll