Rama bashkëbisedim me të rinjtë: Pas anëtarësimit s’do të ndiheni më të huaj në BE
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u tha sot të rinjve se pas anëtarësimit në BE, ata nuk do të ndihen më të h...
Gjatë fjalës së tij në turin "BE dhe ti", Rama u ndal te pabarazitë aktuale që hasin studentët shqiptarë në universitetet europiane.
TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, theksoi përfitimet konkrete që do të sillte anëtarësimi i vendit në Bashkimin Europian për të rinjtë. Gjatë fjalës së tij në turin "BE dhe ti", Rama u ndal te pabarazitë aktuale që hasin studentët shqiptarë në universitetet europiane.
Ai foli rreth mënyrës se si studentët atje paguajnë tarifa më të larta dhe trajtohen si studentë të huaj, pavarësisht potencialit të tyre.
“Nuk keni të njëjtat kushte si të studentëve europianë dhe pavarësisht se mund të jeni shumë të zotë, nëse regjistroheni në shkollë, paguani shumë më tepër sesa studentët europianë sepse jeni të huaj. Me anëtarësimin në BE, kjo ndryshon krejtësisht. Ju jeni vendas si këtu në Tiranë, si në një auditor në Lisbonë apo Varshavë, si në një universitet në një nga qytetet e Shqipërisë apo në cilindo nga qytetet e Europës.
Nuk paguani më shumë, nuk keni asnjë vështirësi më shumë për të pasur akses në shërbime dhe nuk jeni të huaj kur vjen fjala për tregun e punës dhe mund ta zgjidhni punën jo më thjesht brenda kufijve të Tiranës, Shqipërisë apo të një qyteti që mund të njihni dikë, por mund të kërkoni punë në çdo qytet të Europës.
Askush nuk ju sheh dhe t’ju thotë nga je ti se këtu është BE. Kjo është një përpjekje që ka kuptim dhe impakt të drejtpërdrejtë për gjithsecilin prej jush. Nuk bëhet fjalë për një kapërcim formal, por për një ndryshim thelbësor të pozicionit dhe raporteve mes vendit e popullit shqiptar dhe popujve të tjerë europianë”, tha Rama./Dosja.al
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama u tha sot të rinjve se pas anëtarësimit në BE, ata nuk do të ndihen më të h...
ferit hoxha TIRANË- Ministri i Jashtëm, Ferid Hoxha, tha se anëtarësimi në BE është një punë do të k...
TIRANË- Qeveria shqiptare ka reaguar pas paralajmërimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë për sulme...
pamjet TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka bërë një denoncim në rrjetet sociale, lidhur me situ...
TIRANË- Këshillin e Ministrave ka vendosur në mbledhjen e sotme që të ndajë 203 mln lekë nga buxheti i vitit...
Foto ilustruse TIRANË- Zëvendësministri i Mbrojtjes, Andrea Shllaku është liruar ditën e sotme nga detyra. Në kët&e...
Foto ilustruse Partitë kryesore politike në Kosovë ende nuk kanë bërë ndonjë lëvizje drejt arritjes së një...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, tha se do të ketë kompani publike në tregun e naftës. Duke folur në As...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se ekonomia po zhvillohet. Gjatë fjalës së tij në Asa...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur në Asamblenë e PS në njësinë nr.4 në kryeqytet, deklaroi se në t...