Politike

Nis turi “BE-ja dhe ti”/ Ministri Hoxha: Dikur ishte ëndërr, sot e kemi bërë projekt

Në turin e kryeministrit Rama me të rinjtë, Hoxha u tha atyre se, ata do të jenë përfituesit dhe kontribuesit.

2 Prill 2026, 08:21 Nga D.S
Nis turi “BE-ja dhe ti”/ Ministri Hoxha: Dikur ishte
ferit hoxha

TIRANË- Ministri i Jashtëm, Ferid Hoxha, tha se anëtarësimi në BE është një punë do të kthehet në rezultat. Në turin e kryeministrit Rama me të rinjtë, Hoxha u tha atyre se, ata do të jenë përfituesit dhe kontribuesit.

Sipas tij, hyrja në BE është një mendësi dhe mendësia duhet ndryshuar sepse është një sistem vlerash që fillon te secili prej nesh.

“Nuk duam të flasim për ju, duam të flasim me ju, duam t’ju dëgjojmë, të shikojmë si e perceptoni procesin sepse jemi bashkë. Këto takime do të mundohemi t’i bëjmë në formë të tillë për të parë sa shihet, sa preket, sepse integrimi në BE është proces për ta ribërë vetveten. Na takon të gjithëve të jemi të përfshirë sepse na prek të gjithëve. Dikur ishte ëndërr. Sot e kemi bërë projekt dhe duam ta kthejmë në rezultat. Nuk ka ndalesë, nuk ka pushim, nuk ka pauzë dhe duhet ta çojmë në destinacion. Ju jeni brezi që do ta shijojë BE-në. Do të jeni përfituesit dhe duhet të jeni edhe kontribuesit. Hyrja në BE është një mendësi dhe mendësia duhet ndryshuar sepse është një sistem vlerash që fillon te secili prej nesh”, tha Hoxha./Dosja.al

ferit hoxha edi rama be

Sondazh

Poll