Politike

Alarmi i ambasadës së SHBA-së për sulme nga grupet e lidhura me Iranin/ Qeveria: S’kemi informacione shqetësuese

Me anë të një deklarate për mediat, Agjencia për Media dhe Informim e ka cilësuar alarmin e ambasadës së SHBA si hamendësim dhe se informacionet e tyre nuk korrespondojnë me situatën aktuale në vend.

1 Prill 2026, 22:02 Nga E. D

Alarmi i ambasadës së SHBA-së për sulme nga grupet e lidhura

TIRANË- Qeveria shqiptare ka reaguar pas paralajmërimit të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Tiranë për sulme të mundshme nga grupet e lidhura me Iranin. Me anë të një deklarate për mediat, Agjencia për Media dhe Informim e ka cilësuar alarmin e ambasadës së SHBA si hamendësim dhe se informacionet e tyre nuk korrespondojnë me situatën aktuale në vend.

“Ambasada e SHBA jep rregullisht alarme të tilla, madje edhe kur dalin në protestë grupe opozitare që djegin kazanët e mbeturinave apo gjuajnë me molotov për të dalë në fotografi në gazetat e huaja, por agjencitë ligjzbatuese të Republikës së Shqipërisë nuk kanë asnjë informacion shqetësues lidhur me këtë hamendësim të ambasadës amerikane.

Kështu që ne i ftojmë qytetarët amerikanë të mos humbasin asnjë nga mundësitë e mrekullueshme që ofron Shqipëria, me vendet e saj të panumërta turistike, mikpritjen e saj të pakonkurueshme dhe ushqimin e saj të paqortueshëm”, thuhet në reagim./Dosja.al

ambasada e shba qeveria rama

Sondazh

Poll