Politike

"Turp, tre muaj që veç shtohen"/ Braçe ndan videon: Dëgjojmë mbledhje 45 min për rigjenerimin e PS, por plehrat bllokojnë trotuaret

Deputeti bën thirrje që inertet të pastrohen, pasi kanë tre muaj që veç shtohen. Braçe bën me dije se inertet janë në rrugën hyrëse nga perëndimi i Komunës së Parist.

1 Prill 2026, 19:57 Nga E. D
"Turp, tre muaj që veç shtohen"/ Braçe ndan videon:
pamjet

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka bërë një denoncim në rrjetet sociale, lidhur me situatën problematike të inerteve. Në video-mesazh, Braçe thekson se ndërsa mbahen mbledhje për rigjenerimin e PS, situata që përballen qytetarët në realitet është e turpshme.

Deputeti bën thirrje që inertet të pastrohen, pasi kanë tre muaj që veç shtohen. Braçe bën me dije se inertet janë në rrugën hyrëse nga perëndimi i Komunës së Parist. Braçe thekson ndër të tjera, se situata është e turpshme, pasi aty kalojnë qindra mijë njerëz në ditë. 

“Pasi dëgjova një fjalim të gjatë 45 minuta për rëndësinë e rigjenerimit të PS erdha këtu në lagje, rrugë kryesore në Komunën e Parisit. Kam nja 3-4 muaj që merrem me këtë grumbullin e tmerrshëm të inerteve që është këtu. Nuk di, do vijë njeri sepse trotuari është bllokuar totalisht. Kjo historia me mbledhje që zgjasin e stërzgjasin ndërkohë që njerëzit duan gjëra të thjeshta e konkrete, nuk ka kuptim. Hajdeni dhe pastroni”,tha Braçe. 

Postimi në Facebook

TIRANA/5 sa. NE TERRITOR, SI DEPUTETI I 5 ses. A KA MUNDESI MOR ZOT TE VINI E TE PASTRONI KETO INERTE QE KANE TRE MUAJ KETU E VEC SHTOHEN? Eee si thoni? A VINI TI PASTRONI?

Eshte rruga hyrese e dalese nga perendimi i KOMUNES SE PARISIT! Kalojne qindra mije njerez ne dite ketu! Eshte tuuuuuuurp! Dhe mos me thoni “ngele rrugeve” se deputeti nuk eshte tangerlkik, po eshte puuuneeee!

erion braçe

Sondazh

Poll