Politike

Rama: Ekonomia po zhvillohet! Do të fillojmë dyfishimin e shpërblimit për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta

Kryemnistri tha se edhe energjia diellore po zhvillohet dhe do të rrisë kapacitetet e saj. 

1 Prill 2026, 16:51 Nga E.d
Rama: Ekonomia po zhvillohet! Do të fillojmë dyfishimin e
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se ekonomia po zhvillohet. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS në njësinë nr.4 në kryeqytet, Rama u shpreh do të dyfishohet shpërblimit për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta.

Kryemnistri tha se edhe energjia diellore po zhvillohet dhe do të rrisë kapacitetet e saj. Duke qenë se vendi ka kapacitet të madh prodhues për shkak të rezervave hidrike të plota, Rama tha se një pjesë e energjisë diellore mund ta ruhet përmes baterive dhe të përdoret në rast nevoje.

“Kujdestarët, prindërit apo kujdestarë të afërt të fëmijëve me aftësi të veçanta, që janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi për t’u kujdesur për fëmijët, nuk mund të mbeten pa pension nesër. Kështu, shteti do t’u paguajë sigurimet shoqërore dhe nga qershori do të nisë pagesa. Do të fillojmë gjithashtu dyfishimin e shpërblimit për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta. Do të ishte mirë të bëhej më parë, por mundësitë nuk kanë qenë. Inkurajuese është që rritja vazhdon në mënyrë të qëndrueshme. Ne nuk jemi ende sovranë, por do të bëhemi sovranë brenda këtij mandati, sepse po rrisim kapacitetet për energjinë shtetërore dhe do të kemi një portofol për të kompensuar nevojat tona. Kemi filluar të nisim projektet e baterive, sepse energjia diellore ka një kufi. Ndërkohë, kur kemi kapacitet të madh prodhues për shkak të rezervave hidrike të plota, një pjesë të energjisë diellore mund ta ruajmë përmes baterive dhe ta përdorim kur të na duhet. Kjo është një ekonomi që po zhvillohet,” tha Rama./Dosja.al

edi rama ps takim

Sondazh

Poll