Politike

Rama: Do të hyjmë në tregun e naftës me një kompani publike! Kompania të arrijë në pikën që...

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri u shpreh se ligji për rezervat është në proces konsultimi, ndërkohë theksoi se për naftën do të ketë çmim real duke u bazuar te bursa.

1 Prill 2026, 16:41 Nga E. D
Rama: Do të hyjmë në tregun e naftës me një kompani
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, duke folur në Asamblenë e PS në njësinë nr.4 në kryeqytet, deklaroi se në tregun e naftës do të ketë kompani publike. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri u shpreh se ligji për rezervat është në proces konsultimi, ndërkohë theksoi se për naftën do të ketë çmim real duke u bazuar te bursa.

Rama: Ne do të hyjmë në tregun e naftës me një kompani publik, për të garantuar që qytetarët, nuk detyrohen të paguajnë më shumë se çju takon. Ligji për rezervën, ligji i ri është në proces konsultimi. Kemi pasur një naftë që markohej, për të indentifikuar naftën që vjen në mënyrë legale. U munduam ta rregullonim. Kemi krijuar kompani publike, do nxjerrim për 1 ose 2 muaj do nxjerrim një tjetër ngjyrues që është i manipulueshëm. Do formalizojë tregun e naftës. Ne duam që kompania pubike të arrijë në pikën që të jetë furnizues në treg, të përcaktojë rregullat e lojës, duke vendosur një çmim real duke u bazuar te bursa./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll