Politike

"Ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur"/ Rama: Jemi forca më e madhe, më e organizuar në këtë vend

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS në njësinë nr.4 në kryeqytet, Rama u shpreh se PS ka mbajtur çdo premtim të dhënë.

1 Prill 2026, 16:34 Nga E.d
"Ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur"/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se Partia Socialiste është forca më e madhe dhe më e organizuar në këtë vend. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS në njësinë nr.4 në kryeqytet, Rama u shpreh se PS ka mbajtur çdo premtim të dhënë.

Në lidhje me këtë, kryeministri tha se shembulli më i mirë është rëforma në drejtësi. Sipas tij drejtësia nuk ka qenë kurrë e pavarur që nga 1912.

Rama: Ne fitojmë sepse jemi forca më e madhe dhe forca më e organizuar në këtë vend. Jemi parti politike, e cila asnjëherë nuk ka folur me veten gjithë këtë periudhë, qysh se ne morëm mandatin e parë. Jemi një forcë politike që kemi thënë atë që duam të bëjmë, kemi bërë atë që kemi thënë.

Unë besoj se mund ta konsiderojmë veten një forcë politike që bën gjërat që thotë, për t’i bërë me këmbëngulje. Shembulli i shembujve është reforma në drejtësi. Kjo duhej bërë me patjetër, i kishte ardhur koha dhe do ta bëjmë. Drejtësia nuk ka qenë kurrë e pavarur që nga 1912. Ne ia dolëm ta bëjmë këtë gjë, me të gjitha kundërshtitë, të metat, dobësitë. Këtë e ka bërë PS./Dosja.al

edi rama ps takim

Sondazh

Poll