Politike

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, Bardhi: Do kërkojmë ngritjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e AKSHI-it! 

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi u shpreh se PD do të kërkoj gjithashtu edhe vlerësimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve, përfshirë analizimin e rreziqeve për sigurinë kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.

1 Prill 2026, 15:33 Nga E.d
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, Bardhi: Do kërkojmë
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokartike, Gazmend Bardhi ka deklaruar se PD do të kërkoj ngritjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e AKSHI-it. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bardhi u shpreh se PD do të kërkoj gjithashtu edhe vlerësimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve, përfshirë analizimin e rreziqeve për sigurinë kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.

Sipas tij, kontrolli parlamentar është i domosdoshëm për garantimin e funksionimit demokratik të institucioneve dhe mbrojtjen e interesit publik. Në fund, ai i kërkoi mazhorancën të tregohet e përgjegjshme dhe të mos pengojë ushtrimin e kësaj përgjegjësie.

Postimi i Gazment Bardhit

Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike

Sot Grupi Parlamentar ndër të tjera vendosi që të kërkojë ngritjen e Komisionit Hetimor për kontrollin e ligjshmërisë në funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), si dhe për vlerësimin e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve, përfshirë analizimin e rreziqeve për sigurinë kombëtare dhe detyrimet e Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.

Kontrolli parlamentar është i domosdoshëm për garantimin e funksionimit demokratik të institucioneve dhe mbrojtjen e interesit publik. Si një e drejtë kushtetuese e opozitës, apelojmë mazhorancën të tregohet e përgjegjshme dhe të mos pengojë ushtrimin e kësaj përgjegjësie./Dosja.al

gazment bardhi pd mbledhje

Sondazh

Poll