Aktualitet

EMRI/ Arrestohet 67-vjeçari në Lushnjë pasi ngacmoi seksualisht një 16-vjeçare

Policia vuri në pranga Thoma Kovaçi mbrëmjen e 31 marsit, pas denoncimit të bërë nga familjarët e vajzës që frekuentonte shkollën jopublike.

1 Prill 2026, 14:48 Nga D.S
EMRI/ Arrestohet 67-vjeçari në Lushnjë pasi ngacmoi seksualisht
Foto ilustruese

LUSHNJË- Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Lushnjës, ku shoferi i furgonit të shkollës është arrestuar nën akuzën e ngacmimit seksual ndaj një nxënëseje. Policia vuri në pranga Thoma Kovaçi mbrëmjen e 31 marsit, pas denoncimit të bërë nga familjarët e vajzës që frekuentonte shkollën jopublike.

Sipas dëshmive, 16-vjeçarja ka rrëfyer se ngacmimet kanë ndodhur gjatë kohës që i arrestuari kryente transportin e saj nga banesa për në shkollë. Menjëherë pas rrëfimit të vajzës, prindërit kanë kërkuar ndërhyrjen e forcave të rendit për të zbardhur ngjarjen.

Për të siguruar një proces të rregullt ligjor, e mitura është marrë në pyetje në praninë e psikologes, ku ka konfirmuar versionin e saj të ngjarjes. Ky dëshmi ka shërbyer si bazë kryesore për  arrestimin e shoferit./Dosja.al

thomas kovaci arrestohet 67-vjeçari në lushnjë pasi gacmoi seksualisht një 16-vjeçare

Sondazh

Poll