Politike

Çmimi i naftës/ Ministri Salla: Skema e naftës është skemë për ulje kosto prodhimi dhe është mbështetur me buxhet të drejtpërdrejtë për fermerin

Në një deklaratë për shtyp, Salla tha se, është diskutuar në Bruksel për gjithë detyrat dhe brenda datës 9 prill do të depozitohen kërkesat e më pas akreditimin e paketës së IPARD. 

1 Prill 2026, 14:36 Nga D.S
Çmimi i naftës/ Ministri Salla: Skema e naftës është
Andis Salla

TIRANË- Ministri i Bujqësisë, Andis Salla u shpreh se, skema e naftës është një skemë mbështetëse ndaj fermerëve.

Në një deklaratë për shtyp, Salla tha se, është diskutuar në Bruksel për gjithë detyrat dhe brenda datës 9 prill do të depozitohen kërkesat e më pas akreditimin e paketës së IPARD. Sipas tij, të gjitha bashkitë kanë marrë në dhjetor mbështetjen nga qeveria dhe janë kaluar në ato familje që janë prekur.

“Skema e naftës është një skemë mbështetëse, ne japim pagesë të drejtpërdrejtë, dhe skema që paraqitëm sot fermeri bëhet pjesë në gjithë masat që kemi marrë. Kjo është ajo çfarë ne i kemi ofruar fermerëve, jo vetëm një masë e caktuar, është mbështetje për fermerin dhe këto masa që kemi vendosur në këtë skemë mbështetëse përfshinë çdo fermerë.

Skema e naftës është skemë për ulje kosto prodhimi dhe është mbështetur me buxhet të drejtpërdrejtë për fermerin, me skemën e re është gjithëpërfshirëse ku mbulohen të gjithë fermerët në uljen e kostos së prodhimit. Kemi diskutuar në Bruksel për gjithë detyrat që kemi, brenda datës 9 prill do të depozitojmë kërkesat që na janë caktuar, presim më pas akreditimin e paketës së IPARD. Përmbytjet ne i kemi dakordësuar me ministrinë e mbrojtjes.

Me mbështetje nga qeveria jemi gati për aktin e radhës për të mbështetur fermerët, dhe që kanë kaluar situatën e zjarreve, i kanë kaluar bashkive nga qeveria. Të gjitha bashkitë kanë marrë në dhjetor mbështetjen nga qeveria dhe janë kaluar në ato familje që janë prekur. I kemi gati për të kaluar paratë për ata që fermerë që gjedhët e tyre janë prekur nga murtaja”, tha Salla./Dosja.al

ministri i bujqesise andis salla rritet cmimi i naftes ne shqiperi

Sondazh

Poll