Politike

Berisha u bën thirrje deputetëve: Angazhohuni me anëtarësimet e reja në parti, ky do jetë tregues për vlerësimin e punës tuaj

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me grupin parlamentar në PD, Berisha theksoi se do jetë tregues për vlerësimin e punës së deputetëve. 

1 Prill 2026, 14:13 Nga I.A
Berisha u bën thirrje deputetëve: Angazhohuni me
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje deputetëve që të angazhohen për të bërë anëtarësime të reja në parti. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen me grupin parlamentar në PD, Berisha theksoi se do jetë tregues për vlerësimin e punës së deputetëve. 

”Ndërkohë do ta mbyll me dy kërkesa të tjera për ju zotërinj deputetë. Në të gjitha degët e vendit po zhvillohen zgjedhjet. Janë zhvilluar dhe kanë ecur me një normalitet në tërësinë e tyre, por detyrë më e rëndësishme sot janë anëtarësimet e reja. Unë bëra edhe dje një mbledhje me drejtuesit politikë dhe koordinatorët, por secili prej jush është i ftuar të kontribuojë në mënyrën më serioze që mund të kontribuojë në anëtarësime të reja. Është jetike për PD-në ky proces. Mos harroni që ne kemi një problem madhor, spastrimin etnik për shkak të politikave të Edi Ramës, largimin e njerëzve nga Shqipëria. Ndaj dhe duhet ta përparësoni, duhet të kontribuoni me të gjithë mundësitë tuaja për anëtarësime të reja. Duhet ta vlerësojmë në shkallë maksimale. Është kushti i të gjitha kushteve që kjo forcë politike të rezistojë e pamposhtur ndaj kësaj diktature autoritare të bazuar në drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve. Është gjithashtu një tregues në vlerësimin e punës së gjithsecilit. Duhet ta marrim në mënyrën më serioze,” tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll