Politike

Reforma Territorriale/ Ministri Demo: Janë diskutuar disa modele të ndryshme, asnjë variant zyrtar nga PS

I pyetur nga gazetarët për procesin e reformës territoriale, Demo u shpreh se, aktualisht nuk ka ende një qëndrim zyrtar se cili variant do të propozohet nga Partia Socialiste.

1 Prill 2026, 13:42 Nga D.S
Reforma Territorriale/ Ministri Demo: Janë diskutuar disa modele të
Ervin Demo

TIRANË-  Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo deklaroi se, në mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS, janë diskutuar modele të ndryshme. I pyetur nga gazetarët për procesin e reformës territoriale, Demo u shpreh se, aktualisht nuk ka ende një qëndrim zyrtar se cili variant do të propozohet nga Partia Socialiste.

Sipas tij, kjo reformë duhet të mbështetet dhe kjo e bën procesin më të shëndetshëm dhe produkti përfundimtar do jetë më i mirë.

“Në mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar janë diskutuar modele të ndryshme. Nuk ka një qëndrim ende nga PS. Ne besojmë dhe unë do t’i referohemi asaj që kam thënë vazhdimisht: duhet të ecim përpara me procesin. Të gjithë jemi duke menduar modele të ndryshme, të cilat nuk i kemi shpikur ne. Nuk ka qëndrim, kjo është shumë e saktë. Janë diskutuar në parim disa kolona kryesore, ku kjo reformë duhet të mbështetet dhe kjo e bën procesin më të shëndetshëm dhe produkti përfundimtar do jetë më i mirë”, tha ai./Dosja.al

ervin demo reforma territoriale

Sondazh

Poll