Politike

“Administrata do të punojë paperless“/ Ibrahimaj: Krijojmë bordin për investimet e huaja

Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ibrahimaj ka theksuar se në një kohë afatmesme do të eleminohen të gjitha dokumentet si dhe firmat do të bëhen online. 

1 Prill 2026, 13:23 Nga I.A
“Administrata do të punojë paperless“/ Ibrahimaj:
Delina Ibrahimaj

TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj ka deklaruar se administrata shqiptare nuk do të përdorë më dokumentet shkresore. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Ibrahimaj ka theksuar se në një kohë afatmesme do të eleminohen të gjitha dokumentet si dhe firmat do të bëhen online. 

Po ashtu Ibrahimaj ka theksuar se do të krijohet një bord që do të shqyrtojë investimet e huaja nga vende jo anëtare të BE-së.

“Do të eliminojmë shkresat dhe dokumentet në letër. Në një kohë afatmesme do të eliminohen të gjithë dokumentet dhe firmat shkresore dhe administrata do të punojë paperless. Me rregulloren e investimeve të huaja, mbyllim piketat. Miratohet krijimi i një bordi që do të shqyrtojë investimet e huaja nga vende jo anëtare të BE, fillimisht në fushën e medias dhe mbrojtjes. Pas anëtarësimit të vendit në BE, bordi do të shqyrtojë kërkesat në të gjithë sektorët. Një portofol prej 100 mln euro që do të akordohet për AIDA-n”, tha Ibrahimaj./Dosja.al

delina ibrahimaj

Sondazh

Poll