Aktualitet

Dosja 'Bankers'/ Gjykata ndryshon masat për Leonidha Çobon dhe Hong Ping Xiao

Kërkesa për zëvendësim u bë nga prokurorët e posaçëm, Enkelejda Millonai dhe Anita Jella, me argumentin se ka kaluar afati 9-mujor i paraburgimit.

1 Prill 2026, 13:20 Nga I.A

Dosja 'Bankers'/ Gjykata ndryshon masat për Leonidha Çobon

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka vendosur të ndryshojë masat e sigurisë për katër të pandehurit e dosjes “Bankers”, duke zëvendësuar arrestin në shtëpi me ndalim të daljes jashtë vendit dhe detyrim për tu paraqitur në OPGJ. Konkretisht masat u ndryshuan për Leonidha Çobon, Hong Ping Xiao, Ardit Kero dhe Lianyi Wang.

Kërkesa për zëvendësim u bë nga prokurorët e posaçëm, Enkelejda Millonai dhe Anita Jella, me argumentin se ka kaluar afati 9-mujor i paraburgimit. Avokatët e të pandehurve kishin kërkuar edhe shuarjen e plotë të masës. Në këtë çështje janë të përfshirë edhe disa të pandehur të tjerë, të cilët po hetohen në gjendje të lirë, pa masë sigurie.

Katër të pandehurit e prekur nga ndryshimi të masës akuzohen për “Krijim skemash mashtruese lidhur me TVSH-në”, “Fshehje të të ardhurave”, “Pastrim të produkteve të veprës penale”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskryerje të detyrave nga organet tatimore”./Dosja.al

leonidha Çobo hong ping xiao ardit kero lianyi wang

Sondazh

Poll