Aktualitet

Debate në gjyqin për aksidentin hekurudhor të Tempit në Greqi! Pano Ruçit i bie të fikë. Avokatja: E rrahën 6 policë

Mediat greke informuan se ai mbetet në Spitalin Universitar të Larisës, pasi u transportua me ambulancë nga kompleksi “Gaiopolis”, ku vazhdon gjyqi për aksidentin hekurudhor.

1 Prill 2026, 12:49 Nga D.S

Debate në gjyqin për aksidentin hekurudhor të Tempit në

GREQI-  Pano Ruçi humbi djalin e tij 21-vjeçar në aksidentin hekurudhor të Tempit tre vite më parë në Greqi. Mësohet se sot në gjyqin për të birin, ai humbi ndjenjat gjatë procesit që ka nisur me tensione në Gjykatë. 

Mediat greke informuan se ai mbetet në Spitalin Universitar të Larisës, pasi u transportua me ambulancë nga kompleksi “Gaiopolis”, ku vazhdon gjyqi për aksidentin hekurudhor.

Ndërkohë avokatja e tij mbrojtëse Giannakos, akuzon policinë si shkaktare, pas dhunës së ushtruar. Sipas asaj që, Ruçi u dhunua nga gjashtë oficerë policie.

“Është e paimagjinueshme. Më vjen shumë keq, më shihni të shqetësuar, sepse mua dhe prindërve të mi u ushtrua dhunë. Mirela Ruçi u pengua të më afrohej në sallën e gjyqit, ndërsa unë u pengova gjithashtu, me urdhër të gjykatës, t’i afrohesha. Panos Routsis u dhunua nga gjashtë oficerë policie, të cilët e rrahën.Drejtësia duhet të vihet në vend”, tha Giannakos.

Hetimet zbuluan se aksidenti ndodhi për shkak të një gabimi njerëzor dhe problemeve të thella në sistemin hekurudhor. Përgjegjësia kryesore i ra shefit të stacionit të Larisës, i cili pranoi se kishte drejtuar trenin e pasagjerëve në të njëjtin shinat me trenin e mallrave. Ngjarja shkaktoi zemërim të madh në Greqi, me protesta të shumta kundër neglizhencës shtetërore për sigurinë hekurudhore. Ministri i Transportit dha dorëheqjen, dhe qeveria u zotua të përmirësojë sistemin e transportit hekurudhor. Ky aksident sipas raportimeve të mediave greke nxori në pah mungesën e sistemit automatik të sinjalizimit dhe menaxhimit të trafikut në hekurudhat greke, duke çuar në një debat të gjerë mbi nevojën për modernizimin e infrastrukturës./Dosja.al

pano ruci pano ruçi humbi djalin e tij 21-vjeçar në aksidentin hekurudhor të tempit tre vite më parë në greqi.

Sondazh

Poll