Politike

"Dua takim me Berishën, po gënjejnë"/ U tha se kanë bashkëpunuar me PS, anëtarët e PD-së Durrës paraqiten në seli: Nuk kemi bashkëpunuar

Ata hodhën poshtë akuzat e drejtuesve të partisë, sipas të cilave këta anëtarë kishin bashkëpunuar me Partinë Socialiste.

1 Prill 2026, 12:02 Nga D.S

"Dua takim me Berishën, po gënjejnë"/ U tha se

TIRANË- Disa anëtarë të Partisë Demokratike në Durrës u paraqitën në selinë qendrore për të kërkuar sqarime rreth pretendimeve për përjashtimin e tyre.

Ata hodhën poshtë akuzat e drejtuesve të partisë, sipas të cilave këta anëtarë kishin bashkëpunuar me Partinë Socialiste. Ky grup demokratësh kërkoi llogari zyrtare, duke e konsideruar të pabazë pretendimin se kishin ndihmuar kundërshtarët politikë.

Anëtari i PD Durrës: Jam këtu për të kërkuar shpjegime mbi përjashtimin tim. Çdo rresht i vendimit është anti-statutor. Kam kërkuar ballafaqim me lidershipin dhe kam kërkuar fakte dhe prova që çuan në vendimin e shkarkimit tim. Jemi këtu bashkë dhe, me insistimin e këtyre demokratëve, kërkojmë nëse është e mundur të bëjmë një ballafaqim me zotin Berisha, pasi jemi rënduar shumë me akuzat. Janë akuza shumë të rënda për mua dhe kolegun tim. Ja ku jemi dhe të ballafaqohemi, sepse i detyrohemi këtyre demokratëve.

Pyetje: A keni bashkëpunuar me PS kundër PD-së?”

Anëtari i PD Durrës: Nuk kemi bashkëpunuar; është një gënjeshtër shumë e madhe. Parkimi është pronë private dhe unë jam pjesëtar i saj. Shumë mirë që më pyetni, sepse kjo gjë ka qarkulluar nën zë. Unë do t’ju vë në dispozicion certifikatën e pronësisë që tregon se jam pronar. Nëse ky është shkaku, kanë gabuar rëndë./Dosja.al

anetaret e pd pd durres pd

Sondazh

Poll