Aktualitet

VIDEO/ Tentuan të merrnin me forcë në makinë adoleshentin, e dhunuan dhe e goditën me thikë, policia kap dy të rinjtë në Pogradec

Sipas policisë, Marjo Xhangolli dhe Aljan Hilaj, të cilët ndodhen pas hekurave, kanë tentuar të marrin me forcë në automjetin e tyre, një 17-vjeçar me të cilin ishin konfliktuar për motive të dobët.

1 Prill 2026, 11:05 Nga D.S

VIDEO/ Tentuan të merrnin me forcë në makinë adoleshentin, e

POGRADEC-  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec ku një 17-vjeçar ka rënë pre e dhunës barbare, pasi është tentuar që të merret me forcë në makinë nga dy persona. Sipas policisë, Marjo Xhangolli dhe Aljan Hilaj, të cilët ndodhen pas hekurave, kanë tentuar të marrin me forcë në automjetin e tyre, një 17-vjeçar me të cilin ishin konfliktuar për motive të dobët.

Bëhet me dije se ata kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe e kanë dëmtuar me thikë, në dorë. 17-vjeçari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: 

 

"Tentuan të merrnin me forcë, në automjet, një 17-vjeçar, ushtruan dhunë fizike ndaj tij dhe e dëmtuan me thikë, për motive të dobëta, identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt në lagjen nr. 3, Pogradec, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec janë nisur drejt adresës së dhënë, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë.

Si rezultat i veprimeve të shpejta të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Fast”, u identifikuan shtetasit M. Xh. dhe A. H., të cilët ishin larguar nga vendngjarja, me automjet. Ata u kapën dhe u ndaluan në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Prrenjas.

Nga hetimet dyshohet se këta dy shtetas kanë tentuar të marrin me forcë në automjetin e tyre, një 17-vjeçar me të cilin ishin konfliktuar për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe e kanë dëmtuar me mjet prerës (thikë), në dorë. 17-vjeçari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit M. Xh., 33 vjeç dhe A. H., 32 vjeç, banues në Pogradec, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.", njofton Policia./Dosja.al

marjo xhangolli aljan hilaj tentuan të merrnin me forcë në makinë adoleshentin e dhunuan dhe e goditën me thikë policia kap dy të rinjtë në pogradec

Sondazh

Poll