Aktualitet

Tentoi të trafikonte drogë me motobarka, arrestohet 41-vjeçari në Shkodër

Në njoftimin zyrtar, policia thekson se lënda narkotike e llojit kanabis u gjet në banesën e vjetër të 41-vjeçarit A.Sh, brenda një qeseje.

1 Prill 2026, 09:50 Nga D.S

Tentoi të trafikonte drogë me motobarka, arrestohet 41-vjeçari

SHKODËR-  Një 41-vjeçar ka rënë pranga pasi tentoi të trafikonte rreth 10 kilogramë lëndë narkotike me morobarkë. Në njoftimin zyrtar, policia thekson se lënda narkotike e llojit kanabis u gjet në banesën e vjetër të 41-vjeçarit A.Sh, brenda një qeseje.

Policia sekuestroi edhe një automjet me targa të huaja si edhe dy motobarka, me të cilat dyshohet se 41-vjeçari do t’i përdorte për të trafikuar lëndën narkotike.

Njoftimi i policisë: 

DVP Shkodër/Punë operacionale dhe hetime me metoda proaktive, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet pas disa javësh hetime, operacioni i koduar “Kosani”. Sekuestrohen rreth 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, 1 automjet me targa të huaja dhe 2 motobarka. Vihet në pranga poseduesi i tyre.

Si rezulat i hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë Shkodër për një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, u finalizua operacioni i koduar “Kosani”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi:

-A. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Aliaj. Gjatë kontrollit në banesën e vjetër të këtij shtetasi, u gjet një qese me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa, me peshë rreth 10 kilogramë, e cila u sekustrua në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një automjet me targa të huaja dhe 2 motobarka që dyshohet se ky shtetas do t’i përdorte për trafikimin e lëndës narkotike.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme./Dosja.al

tentoi të trafikonte drogë me motobarka arrestohet 41-vjeçari në shkodër

Sondazh

Poll