Aktualitet

FOTOLAJM/ Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen “kokë më kokë”, plagosen shoferët dhe pasagjerët

Si pasojë e përplasjes, drejtuesit e mjeteve si dhe pasagjerët kanë mbetur të lënduar, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

31 Mars 2026, 22:32 Nga E. D
FOTOLAJM/ Aksident në aksin Fier–Patos, dy mjete përplasen
pamje nga vendngjarja

FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier–Patos, në afërsi të fshatit Mbyet. Mësohet, se dy automjete të tipit “Volkswagen” janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesit e mjeteve si dhe pasagjerët kanë mbetur të lënduar, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Dosja.al

aksident në aksin fier–patos

Sondazh

Poll