Aktualitet

BIRN: Institucionet e drejtësisë mohojnë të jenë hakeruar nga Homeland Justice

Prokuroria e Përgjithshme bëri me dije se nga verifkimet e kryera nga eskpertet e sigurisë së IT-së deri rreth orës 12:40, nuk janë konstatuar gjurmë kompromentuese në formën hackerimit.

31 Mars 2026, 22:11 Nga E. D
BIRN: Institucionet e drejtësisë mohojnë të jenë
foto ilustruese

TIRANË- Institucionet e drejtësisë shqiptare mohuan të jenë sulmuar të martën më 31 korrik nga hakerat iranianë që administrojnë llogarinë Homeland Justice në Telegram. Sipas postimeve të Homeland Justice në Telegram paraditen dhe mesditën e të martës, ata kishin hakeruar dhe kishin nën kontroll sistemin online të Prokurorisë së Përgjithshme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e të gjithë gjykatave.

Prokuroria e Përgjithshme bëri me dije se nga verifkimet e kryera nga eskpertet e sigurisë së IT-së deri rreth orës 12:40, nuk janë konstatuar gjurmë kompromentuese në formën hackerimit.

Pak më vonë reagoi edhe Gjykata e Lartë përmes një njoftimi të shkurtër duke bërë me dije se nuk ka pasur ndonjë sulm kibernetik në sistemin e brendshëm apo faqen zyrtare të kësaj gjykate.

Edhe KLGJ dhe KLP mohuan të ketë gjetur ndonjë gjurmë hakerimi në sistemet e tyre të brendshme apo në faqen gjykata.gov.al.. SIpas këtyre institucioneve, t gjitha sistemet janë funksionale dhe se nga verifikimet e kryera deri në mesditë nuk ishte konstatuar ndonjë sulm kibernetik. Megjithatë, burime pranë KLGJ e KLP pohuan se monitorimi do të vazhdonte.

Homeland Justice, sipas dy raporteve të Microsoft dhe FBI, janë identifikuar si hakera me origjinë iraniane. Që prej vitit 2022 ata kanë kryer disa sulme kibernetike të njëpasnjëshme ndaj institucioneve shtetërore shqiptare apo edhe zyrtarëve të lartë publikë në vend, duke publikuar të dhëna sensitive në Telegram./BIRN

institucionet e drejtësisë tirane

Sondazh

Poll