Aktualitet

Në kërkim prej tre vitesh për kultivim droge dhe grup të strukturuar kriminal, pranga 38-vjeçarit në Vlorë

17 Mars 2019, 07:48 Nga DOSJA
Në kërkim prej tre vitesh për kultivim droge dhe grup të

VLORË– Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim me iniciale R.A., është arrestuar nga Policia e Vlorës.

Ai ishte dënuar që në vitin 2016 nga Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë me burg  për kultivim të bimëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vlorë

Policia ka kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim, R.A., 38 vjeç, banues në Vlorë.

Ndaj tij Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim nr.302, datë 01.10.2016 ka caktuar masën e sigurimit personal  “Arrest me burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kultivim droge pranga trafikantit vlore kultivim droge pranga trafikantit vlore

Sondazh

Poll