Aktualitet

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin, burg përjetë për Redjan Rrajën

Në të njëjtin vendim, Kolegji Penal ka lënë në fuqi edhe dënimin me 35 vite burg për Arjol Halilajn, i akuzuar për përfshirje në të njëjtën ngjarje të rëndë kriminale.

31 Mars 2026, 18:46 Nga E. D

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/ Gjykata e Lartë rrëzon

TIRANË- Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për Redjan Rrajën, i shpallur fajtor për vrasjen e shoferit 24-vjeçar Andi Maloku, si dhe për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si Pëllumb Muharremi. Në të njëjtin vendim, Kolegji Penal ka lënë në fuqi edhe dënimin me 35 vite burg për Arjol Halilajn, i akuzuar për përfshirje në të njëjtën ngjarje të rëndë kriminale.

Gjykata e Lartë ka arsyetuar, se e konsideron rekursin e dy të akuzuarve si të pabazuar dhe ndaj lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të apelit. Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Sander Simoni, Ilir Panda dhe Sokol Binaj.

Si ndodhi atentati?

Atentati ndaj prokurorit Ndoj ndodhi në datën 1 nëntor të vitit 2019 pranë mbikalimit të Shkozetit, ku si pasojë ka mbetur i vdekur shoferi i hetuesit Andi Maloku. Arjan Ndoja, bashkë me Landi Muharremin (Aleksandër Laho), dhe Andi Maloku ishin duke drekuar në zonën e plazhit në Durrës. Të tre, u nisën drejt Tiranës pas drekës dhe në zonën e mbikalimit të Shkozetit, u qëlluan nga një makinë Benz, në ecje, ku dyshohet se ka qenë brenda Redjan Rraja. Për pasojë u plagosën të tre, por në gjendje më të rëndë ishte Andi Maloku, i cili u bë mbrojtja e prokurorit Ndoja në atentat. Për shkak të plagëve të shumta, ai ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë./Dosja.al

gjykata e lartë andi maloku arjan ndoja arjol halilaj

Sondazh

Poll