Politike

Takimi me anëtarët e asamblesë së KE, Berisha: I informova se si parlamenti shqiptar fsheh ftesat për opozitën

Gjatë një pronocimi për mediat, Berisha u shpreh se ata kanë ardhur për të ndjekur procedurën e post monitorimit.

31 Mars 2026, 18:38 Nga E.d
Takimi me anëtarët e asamblesë së KE, Berisha: I informova
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se ka informuar anëtarët e asamblesë së KE, se si parlamenti shqiptar fsheh ftesat për opozitën. Gjatë një pronocimi për mediat, Berisha u shpreh se ata kanë ardhur për të ndjekur procedurën e post monitorimit. Ai tha se i kishte informuar gjithashtu për lidhjet direkte të Taulant Ballës me bandat e me kartelet e drogës.

Sali Berisha: Zhvilluam një takim me dy përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, të ngarkuar dhe të përzgjedhur nga kjo asamble si reporter për Shqipërinë në fazën e post monitorimit. Patëm një takim të hapur ku unë informova, informova përfaqësuesit e asamblesë parlamentare të Këshillit të Europës, se parlamenti shqiptar në mënyrën më banditeske nuk njofton anëtarët e delegacionit të të parlamentit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për takimet e kërkuara nga anëtarët e delegacionit.

Dhe se kryetarja e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës është një hajdute me çizme, e cila, e cila pasi ka vjedhur me të shoqin 10.000 metër katror truall në bregun jonë, duke e paraqitur me dokumente të falsifikuara si pronë e të shoqit, rezulton se ishte pronë publike dhe kryetari i bashkisë futet në burg, kurse Olta e anturazhit të Edi Ramës, dërgohet kryetare e delegacionit të deputetëve shqiptarë në asamblenë parlamentare të Këshillit të Europës.

Akt i turpshëm ndërkombëtar. Në këtë takim, miqtë e ardhur për të ndjekur procedurën e post monitorimit, unë i informova se Shqipëria ka pësuar pas heqjes së monitorimit kthimin mbrapa më të madh në 32 vite. Dhe aty u ndala gjerësisht në sundimin, në lidhjet e tmerrshme me krimin. I informova për lidhjet direkte të Taulant Ballës me bandat e me kartelet e drogës, me dëshmi në gjykatat e vendit se si ai është akuzuar pse ka porositur vrasje në, dhe janë djegur dokumentet me proces verbale, se si ai ka komunikuar me kartelin Çelaj për të arrestuar bandat paralele dhe sot si shpërblim ai kryeson grupin parlamentar të Partisë Socialiste./Dosja.al

sali berisha pd ke

Sondazh

Poll