31 Mars 2026, 17:43
Nga E. D
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç
Bashkimi Evropian (BE) ka shprehur keqardhje të martën për anulimin e takimit të Bërdo-Brionit, i cili ishte paraparë të mbahej në maj.
“Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë janë në thelb të procesit të integrimit evropian dhe përbëjnë pjesë thelbësore të rrugës së Serbisë drejt BE-së. Ato kontribuojnë në stabilitet, pajtim dhe në krijimin e një klime që favorizon zgjidhjen e çështjeve të hapura dypalëshe dhe trashëgimisë të së kaluarës”, tha Komisioni Evropian.
Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviç, e anuloi takimin e Bërdo-Brionit, i cili duhej të mbahej në maj, duke thënë se tani për tani nuk ka kushte për ardhjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Kroaci.
“Deklaratat dhe veprimet politike të presidentit të Serbisë, të cilave u kemi dëshmuar ditët dhe javët e fundit, janë në kundërshtim të plotë me qëllimin e Bërdo-Brionit, dëmtojnë marrëdhëniet ndërmjet shteteve dhe rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore”, tha Millanoviç të hënën.
Vuçiç, pas zgjedhjeve lokale në Serbi më 29 mars, deklaroi se do t’i “verifikojë raportet e agjencive të sigurisë për ndikimin e mundshëm të vendeve të huaja në procesin zgjedhor”, duke përmendur “mbështetje logjistike nga një shtet fqinj”.
“Na kanë goditur nga rajoni edhe sot. Mund të shihnit çfarë kanë bërë nga Zagrebi dhe sa të mëdha kanë qenë përpjekjet e tyre. Në Kula (komunë në veri të Serbisë) kishte më shumë targa nga Zagrebi sesa nga komunat përreth. Dhe nuk po flas vetëm për logjistikën e transportit, por para së gjithash për atë mediatike”, tha Vuçiç.
Pas shpërthimit të protestave kundër Qeverisë për shkak të vdekjes së 16 njerëzve në Novi Sad në fund të vitit 2024, autoritetet në Serbi kanë akuzuar në disa raste shërbimet sekrete kroate për organizimin e demonstratave, gjë që zyrtarët në Zagreb e kanë mohuar ashpër.
Procesi i Bërdo-Brionit është një iniciativë politike rajonale që mbledh liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe zhvillohet që nga vitit 2013, me qëllim për të nxitur bashkëpunim dhe për ta përshpejtuar integrimin e rajonit në BE.
Nga kabineti i Millanoviqit u njoftua se Kroacia dhe Sllovenia, si vende anëtare të BE-së, e kanë iniciuar procesin Bërdo-Brioni me synim përmirësimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian të vendeve të Evropës Juglindore.
Si bashkëkryesues i procesit Bërdo-Brionit, Millanoviq i ka njoftuar krerët e shteteve pjesëmarrëse se ka vendosur të anulojë takimin e planifikuar në Kroaci.
Përveç presidentëve të Kroacisë, Sllovenisë dhe Serbisë, në procesin e Bërdo-Brionit marrin pjesë edhe liderët e Malit të Zi, Bosnje e Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë./REL
aleksandër vuçiç
Politike
31 Mars 2026, 17:33
E.d
Edi Rama dhe Halit Valteri
TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka ironizuar Partinë Demokratike duke e quajtur një parti hale. Gjatë mb...
Politike
31 Mars 2026, 17:07
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se integrimi në BE është për Shqipërinë një mision ...
Politike
31 Mars 2026, 16:56
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se procesi i negociatave në BE po shkon sipas planit. Gjatë një takimi me...
Politike
31 Mars 2026, 16:49
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për rritjen e çmimit të naftës në vend, e cila ka ardhur si pas...
Politike
31 Mars 2026, 16:43
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar raportimet për përplasjet në mbledhjen e fundit të Grupit Parlamentar t&e...
Politike
31 Mars 2026, 16:42
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se PS është fituese, pasi përgatitjet i nis para të tjerëv...
Politike
31 Mars 2026, 16:05
E.d
Damian Gjiknuri
TIRANË- Partia Socialiste ka propozuar ngritjen e një komisioni të posaçëm për Reformën Kushtetu...
Politike
31 Mars 2026, 15:54
E.d
Oerd Bylykbashi
TIRANË- Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se Partia Demokratike kërkon riktihimin e koalicioneve parazgjedhore...
Politike
31 Mars 2026, 15:25
E. D
Jorgo Goros
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rikthimin e Jorgo Goros në burg, pasi Apeli i Gjykatës së Posacme ...
Politike
31 Mars 2026, 14:29
E.d
Mirlinda Karçanaj
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po vijon hetimet lidhur me skanda...