Politike

 “Ja ku është edhe ai ballisti aty, Halit Valteri që kujtonte se kishte parti“, Rama për PD-në: Ata nuk kanë parti, por një hale

Gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë nr.7, Rama tha se PS arriti të siguronte 83 mandate, pasi PD nuk ka një parti.

31 Mars 2026, 17:33 Nga E.d
 “Ja ku është edhe ai ballisti aty, Halit Valteri
Edi Rama dhe Halit Valteri

TIRANË- Kryeministri, Edi Rama ka ironizuar Partinë Demokratike duke e quajtur një parti hale. Gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste të Njësisë nr.7, Rama tha se PS arriti të siguronte 83 mandate, pasi PD nuk ka një parti.

Ai rikujtoi rastin e ish-deputetit demokrat Halit Valterit, i cili u është bashkuar socialistëve, për të cilin tha se mendonte se iku nga një parti, por sipas tij ajo nuk e meriton emrin parti.

“Nuk duhet nënvlerësuar asgjë. 83 mandate nuk na i fal askush. Ka vetëm një arsye të madhe pse ne i arrijmë edhe 83 mandate, sepse ne kemi parti, ata s’kanë parti. Andej kanë marrë fund partitë. Ku kanë ata? Atje janë... kjo është forcë e madhe që kemi dhe duhet ta përmirësojmë, ta freskojmë, ta motivojmë sepse kjo është forca jonë. Ja ku është edhe ai ballisti aty, Halit Valteri. Kujtonte se kishte parti, thoshte ika nga parti, ç’parti ike ti? Ike nga një hale atje dhe erdhe e gjete parti këtu, nuk i ndahet më zemra nga PS, ballist është deri në fund. Ne i mirëpresim të gjithë”, tha Rama./Dosja.al

edi rama ps takim

Sondazh

Poll