Politike

Integrimi në BE, Rama: Kemi përpara një mision shumë historik, nuk kemi qenë kurrë kaq afër

Gjatë takimit me socialistët te Njësia 7, ai deklaroi se Shqipëria nuk ka pasur ndonjëherë përpara kësaj periudhe hetime të zyrtarëve të lartë.

31 Mars 2026, 17:07 Nga E.d
Integrimi në BE, Rama: Kemi përpara një mision shumë
Foto ilustruse

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama tha se integrimi në BE është për Shqipërinë një mision shumë historik. Gjatë takimit me socialistët te Njësia 7, ai deklaroi se Shqipëria nuk ka pasur ndonjëherë përpara kësaj periudhe hetime të zyrtarëve të lartë.

Lideri i qeverisë theksoi se nga njëra anë SPAK është gjykatë, por nga ana tjetër është një përpjekje për të riformësuar institucionet dhe për t’i bërë ato të paprekshme nga korrupsioni.

“Nga njëra anë është SPAK është gjykatë, nga ana tjetër është përpjekja jonë për të riformesuar institucionet, për t’i bërë të paprekshme nga korrupsioni. Tashmë prej kohësh ministritë nuk bëjnë më tendera dhe bëhen nga një institucion përkatës që merret vetëm me atë punë. Sa më shumë luftohet aq më shumë dalin në pah, sepse janë të trashëguara nga vite më parë. Por, është e pabesueshme që diskutohet fakti, që sot ka një drejtësi të pavarur falë kësaj partie dhe reformës që ne kemi bërë.

Nuk ka pasur Shqipëria ndonjëherë përpara kësaj periudhe, hetime të zyrtarëve të lartë, akuza e të tjera. Ne duhet te jemi shume te vendosur dhe duhet të jemi shumë të qartë sepse koha do e tregojë. Askush nuk dua që ta krijojë idenë, që këtu gjithçka po shkon mirë dhe unë jam shumë i lumtur, siç thoshte dhe Pandeli Majko të jesh socialist do të thotë që të jesh si pakënaqur, edhe unë jam i pakënaqur.

Kur morëm ne pushtetin, mësuesit, mjekët dhe policët, caktoheshin nga politika, ishin bërë si lecka. Ne i hoqëm, institucionet do bëjnë punën, PS do të bëjë punën. Kemi një mision shumë të madh, kemi një mision shumë historik, e ka sjellë bota, e kanë sjellë yjet, nuk jemi qenë kurrë kaq afër që t’ua vendosim vendit tonë dhe fëmijëve tani, përpara, fati është me ne. Njësia është rritur, nuk është më ajo që ka qenë, ne duhet të rritem, aq më mirë ku ka gra socialiste”, tha ai./Dosja.al

edi rama ps takim

Sondazh

Poll