Politike

“Ne jemi fitues pasi përgatitjet i nisim para të tjerëve”, Rama: Po mbjellim rezultatin që do korrim në zgjedhjet e ardhshme vendore 

Gjatë takimit me socialistët te Njësia 7, ai deklaroi se PS po mbjell rezultatin që do të korrë në zgjedhjet e ardhshme vendore.

31 Mars 2026, 16:42 Nga E.d
“Ne jemi fitues pasi përgatitjet i nisim para të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se PS është fituese, pasi përgatitjet i nis para të tjerëve. Gjatë takimit me socialistët te Njësia 7, ai deklaroi se PS po mbjell rezultatin që do të korrë në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Sipas tij qeveria i kushton shumë rëndësi çështjes së pronave dhe problematikave të Kadastrës dhe gjërave pozitive që janë bërë në vend.

Edi Rama: Të krijojmë kushtet që të bashkëpunojmë me mbështetësit tanë që janë rreth nesh. Nga ana tjetër është një moment shumë i rëndësishëm që jemi tamam në kohë, që të mbledhim rezultat që do të korrim më pas në zgjedhjet e ardhshme vendore pas 13-14 muajsh. Ne jemi fitues edhe për një fakt tjetër, që i fillojmë përgatitjet shumë përpara të tjerëve, kur të tjerët merren me ne, ne merremi me veten.

Padyshim nuk harrojmë që të qeverisim. Dua të filloj këtë bisedë me ju, nga Tirana, por sigurisht nuk do të ndalem vetëm tek Tirana, sepse unë mendoj që është shumë e rëndësishme të merremi me një sërë gjërash që ne merremi përditë me to, ku njerëzit nuk kanë se si t’i marrin vesh duke ndjekur kanale dhe portale që shumë pak merren me punët e Shqipërisë, por shumicën e kohës me llafe, thashetheme, akuza dhe kundërakuza.

Ishte spektakolare dhe ishte pabesueshme, për mua, që nuk ka më çfarë më surprizën, që ne mblidhemi në një mbledhje të zgjedhuar, të grupit parlamentar që kemi vendosur ta bëjmë çdo fund muaji, i kushtojmë shumë rëndësi çështjes së pronave dhe problematikave të Kadastrës, gjërave pozitive që janë bërë dhe shumë gjërave të tjera duhen bërë. Pastaj bëjmë edhe një tjetër sesion për temat e komunikimit, për këtë fushatë brenda partisë dhe rreth partisë, fillojmë në orën 11:00 dhe dalim në orën 18:00 dhe mediat kombëtare raportojnë për publikun se çfarë i tha Edi Rama njërës dhe tjetrës./Dosja.al

edi rama takim ps

Sondazh

Poll