Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë, nuk raportohet për persona të lënduar

Zjarri i rënë ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

31 Mars 2026, 15:38 Nga E.d
Përfshihet nga flakët një banesë
Banesa e përfshirë nga flakët

KORÇË- Një banesë e pabanuar është përfshirë nga flakët në Maliq të Korçës. Zjarri i rënë ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Ngjarja është parë fillimisht nga banorët e zonës, të cilët më pas kanë njoftuar forcat zjarrfikëse.

Ato kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të paqarta. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi rastin./Dosja.al

korçë zjarr policia

Sondazh

Poll