Politike

U dënua nga Apeli i GjKKO me 2 vite burg, SPAK kërkon rikthimin në burg të Jorgo Goros

Sipas SPAK, Jorgo Goros i kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 dite burg për të vuajtur. 

31 Mars 2026, 15:25 Nga E. D
U dënua nga Apeli i GjKKO me 2 vite burg, SPAK kërkon rikthimin
Jorgo Goros

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kërkuar rikthimin e Jorgo Goros në burg, pasi Apeli i Gjykatës së Posacme konfirmoi dënimin me 2 vite burg. Sipas SPAK, Jorgo Goros i kanë mbetur edhe 6 muaj e 10 dite burg për të vuajtur. 

Jorgo Goro u lirua më 29 gusht të këtij viti. Urdhri i ka kaluar Policisë së shtetit, por deri në këto moment nuk është ekzekutuar nga ana e Policisë. Ndërkohë në Gjykatën e Posaçme nëpërmjet avokatëve mbrojtës Jorgo Goro ka revokuar zbatimin e vendimit për dënimin e tij.

25 Mars të këtij viti Gjykata e Apelit, la në fuqi në fuqi dënimin me dy vite burg për Jorgo Goron, lidhur me dosjen e tjetërsimit te një prone në zonën e Livadhës.

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, u arrestua për shpërdorim detyre, kryer në bashkëpunim në lidhje me tjetërsimin e një sipërfaqeje toke, që gjendet në fshatin Gjilekë të Dhërmiut, të cilën Gjykata e Posaçme e ka nën sekuestro. Këto sipërfaqe prej rreth 10 mijë metra katror janë sekuestruar nga SPAK dhe si përfitues fundor kishin ish-deputetin Artan Gaçi.

Goro u arrestua në mars të vitit të kaluar, pas kallëzimit te depozituar nga Fredi Beleri. Për të njëjtën çështje, do të gjykohet edhe ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, Bilbil Aliaj, i cili ndodhet në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ si dhe ish-juristi Vezir Gjikoka që ka masën ‘arrest në shtëpi’./Dosja.al

spak jorgo goros gjkko

Sondazh

Poll