Ilir Meta bën sërish rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon zëvëndësimin e masës së sigurisë
Foto ilustruse TIRANË- Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka bërë sërish rekurs në Gjykatën e Lartë. Ai ka k&...
Më herët kryeministri Rama i ka dalë në mbrojtje Karçanajt, duke deklaruar se ajo jetonte në një banesë më qera, por SPAK argumenton se ish-drejtoresha e AKSHI-t zotëron pasuri të përftuar nga aktiviteti kriminal.
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po vijon hetimet lidhur me skandalin e AKSHI-t. Në kuadër të kësaj, SPAK ka nisur kontrollet në një vilë në Qerret dhe në dy banesa të tjera, pasi dyshohet se ato janë pasuri të fshehura të ish-drejtoreshës së AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.
Më herët kryeministri Rama i ka dalë në mbrojtje Karçanajt, duke deklaruar se ajo jetonte në një banesë më qera, por SPAK argumenton se ish-drejtoresha e AKSHI-t zotëron pasuri të përftuar nga aktiviteti kriminal. Hetimet kanë zbuluar edhe një apartament të ish-zëvendës drejtoreshës së AKSHI-t, Hava Delibashi. Një ditë më para SPAK kreu kontrolle në dy vila në Palasë të dy biznesmenëve Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit.
Agasi dhe Beqiri janë në kërkim nga SPAK, ndërsa akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kishte për qëllim përvetësimin e tenderave të agjencisë. Agasi dhe Beqiri akuzohen se drejtonin grupin dhe se u përfshinë në pengmarrje e afera të tjera korruptive.
Hetimet e SPAK për tenderat e AKSHI-t
Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj. Për drejtoreshën e AKSHI-it, Mirlinda Kërçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasi dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat e sigurisë “arrest me burg”.
Mëngjesin e 16 dhjetorit, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit Agasi. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi.
Po ashtu është dhënë masë pezullimi nga detyra dhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. SPAK gjithsej ka vendosur në masë sigurie 8 persona që janë Ergys Agasi, Ermal Beqiraj, Mirilinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, G.H dhe Rogers Rryta.
Akuzat kryesore të SPAK janë grup i strukturuar kriminal, shkelje e barazisë në tendera si dhe heqje e paligjshme e lirisë. Prokuroria e posaçme prej gati një viti po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje. Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Ish-presidenti i vendit, Ilir Meta ka bërë sërish rekurs në Gjykatën e Lartë. Ai ka k&...
Daniel Shima, Mirlinda Karçanaj dhe Edi Rama TIRANË- Dëshmia e Daniel Shimës, ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sho...
Jamarbër Malltezi Vendimi i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) në rastin e Jamarbër Malltezit ka nxjerr&eum...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti socialist Erion Braçe ka konfirmuar lajmet e fundit në lidhje me ambicien e tij për të ...
Elisa Spiropali TIRANË- Deputetja Elisa Spiropali ka reaguar sot në lidhje me përplasjet e ditëve të fundit që ka patur ...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha njoftoi nisjen e një debati kombëtar për Reformën Terri...
GJKKO TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me burg një të pandehur për korrupsion aktiv ndaj funksionarëve pu...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kritikuar gjendjen e zonave malore dhe kodrinore të Shqipëris&eum...
Foto Ilustruese TIRANË- Kanë kaluar tashmë dhjetë ditë që kur qeveria shqiptare bëri deklaratën e parë, premti...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha, nga diskutimi mbi Reformën Territoriale, hodhi akuza edhe ndaj platformës e-Albania, për ...