Politike

Ilir Meta bën sërish rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon zëvëndësimin e masës së sigurisë

Më parë ai ka kërkuar zëvendësimin e masës kundrejt një garancie financiare prej 50 mijë euro, por kjo është rrëzuar nga GJKKO.

31 Mars 2026, 14:20 Nga E.d
Ilir Meta bën sërish rekurs në Gjykatën e Lartë,
Foto ilustruse

TIRANË- Ish-presidenti  i vendit, Ilir Meta ka bërë sërish rekurs në Gjykatën e Lartë. Ai ka kërkuar zëvendësimin e masës arrest me burg, me një masë sigurie më të lehtë. Më parë ai ka kërkuar zëvendësimin e masës kundrejt një garancie financiare prej 50 mijë euro, por kjo është rrëzuar nga GJKKO.

Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Monika Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t'i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ./Dosja.al

ilir meta gjykatën e lartë rekurs

Sondazh

Poll