Aktualitet

Sulmi kibernetik nga "Homeland Justice", reagon edhe Gjykata e Lartë: Është hakeruar faqja e cila është në menaxhimin e plotë të KLGJ

Gjykata e Lartë thekson se nuk ka rënë pre e sulmit kibernetik, por faqja “gjykata.gov.al”, e cila është në menaxhim nga KLGJ.

31 Mars 2026, 13:40 Nga D.S
Sulmi kibernetik nga "Homeland Justice", reagon edhe Gjykata e
Gjykata e Lartë

TIRANË-  Gjykata e Lartë ka reagur gjithashtu në lidhje me pretendimin e grupit Homeland Justice për sulm kibernetik.

Gjykata e Lartë thekson se nuk ka rënë pre e sulmit kibernetik, por faqja “gjykata.gov.al”, e cila është në menaxhim nga KLGJ. Në njoftimin zyrtyar theksohet se, kjo nuk ka lidhje me sistemin e brendshëm apo faqen e Gjykatës së Lartë.

“Në lidhje me interesimin tuaj, ju bëjmë me dije se Gjykata e Lartë nuk ka pësuar sulm kibernetik, por sipas pretendimeve të Homeland Justice, grupit në Telegram, ka pësuar sulm kibernetik faqja gjykata.gov.al, e cila është në menaxhimin e plotë të KLGJ dhe nuk ka asnjë lidhje me sistemin e brendshëm apo faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë”., thuhet në reagim./Dosja.al

sulmi kibernetik nga \"homeland justice\" gjykata e larte

Sondazh

Poll