31 Mars 2026, 12:08
Nga I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i PD Sali Berisha, nga diskutimi mbi Reformën Territoriale, hodhi akuza edhe ndaj platformës e-Albania, për të cilën u shpreh se tashmë mund të quhet “Ergys Agasi Albania”. Kryedemokrati deklaroi se nuk po iu ofrohet shërbim qytetarëve duke akuzuar se prioritet i qeverisë është plaçkitja dhe grabitja e pasurive publike.
Berisha theksoi se modeli aktual ka favorizuar largimin e banorëve dhe ka bllokuar zhvillimin e territorit, duke shkatërruar shërbimet dhe duke penguar investimet lokale.
'Qytetet të tëra janë zbrazur nga shërbimet bazë publike, nga institucionet bazë që përbëjnë edhe krenarinë e funksioneve të tyre. Ato nuk u ofrojnë qytetarëve dot shërbime. Për të nxjerrë një dokument në arkivën e qytetit mijëravjeçar, qytetari i Shkodrës duhet të shkojë në Mirditë, se atje ka gjetur magazinat për të depozituar arkivën Edi Rama. Në një kohë kur rrethet kanë pasurinë e tyre, traditën e tyre, por mbi të gjitha qytetarët duhet të kenë shërbimin. E-albania që tani e tutje duhet të quhet Ergys Agasi Albania, shtoni E Albania. E-albania është posta e Hazirit. Cili ishte posta e Hazirit. E kam treguar edhe herë të tjera. Haziri ishte një patriot dhe ishte postier, merrte postën nga Kukësi e sillte në Tropojë.
Por shihte letrën. Por kjo letër thotë, me siguri Yllit ja kërkojnë djalin ushtar. E hidhte në Drin. Kjo letër tjetër për filanin. Me siguri kërkojnë xhandarët që ta arrestojë. E hidhte në Drin. Haziri e bënte nga vullneti për tu asistuar qytetarëve, por e-Albania nuk funksionon. Prandaj të mendosh se do të përfitojë nga e-Albania qytetari në Pogon, Valbonë apo në Theth, apo në zona të tjera ku interneti nuk funksionon në mes të Tiranës dhe funksionoka atyre, do të thotë të tallesh me qytetarët. Pse bëhen këto? Vetëm për të vjedhur. Dhe tani së fundmi Shqipëria bëhet vendi unik në botë, me një zyrë të vetme kadastrale në kryeqytet për gjithë vendin. E merrni vesh ju se grabitja, plaçkitja e pasurive publike, tokave, brigjeve e trojeve është tani përparësi absolute e këtij regjimi. Është përparësi absolute,' tha Berisha./Dosja.al
sali berisha
Politike
31 Mars 2026, 12:03
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi reformën territoriale si një ndër goditjet m&eum...
Politike
31 Mars 2026, 11:51
I.A
Edi Rama
TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi mbajtjen e Samitit IV të Diasporës në Ti...
Politike
31 Mars 2026, 11:34
D.S
TIRANË- Kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë këtë të premte në orën 11:00 kryetarët e bashkive në Ti...
Politike
31 Mars 2026, 11:20
D.S
Kujtim Cakrani
TIRANË- Mbrojtja e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka publikuar detaje të reja nga dosja hetimore...
Politike
31 Mars 2026, 11:19
I.A
Bardh Spahia
TIRANË- Partia Demokratike denoncon publikisht skandalin më të fundit me koncesionin e Sterilizimit që tashmë prej di...
Politike
31 Mars 2026, 11:07
I.A
Andis Salla
TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla, ka shpjeguar sot skemën e re mbështetëse për ...
Politike
31 Mars 2026, 10:08
D.S
Skënder HIta
TIRANË- Skënder Hita është betuar sot si Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit...
Politike
31 Mars 2026, 09:50
D.S
Besfort Lamallari
TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, theksoi se përzgjedhja e drejtuesit të ri ka kaluar në dis...
Politike
31 Mars 2026, 09:41
D.S
Albana Koçiu
TIRANË- Sot u zhvillua ceremonia e betimit të Skënder Hitës si drejtori i ri i Policisë së Shtetit,...
Politike
31 Mars 2026, 09:11
D.S
Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, e ka anuluar takimin e Procesit të Bërdo-Brionit, që ishte paraparë të mbahej në m...