Politike

Ceremonia e betimit të drejtorit të ri të Policisë së Shtetit/Ministri Lamallari - Skënder Hitës: Luftoni krimin

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e betimit të drejtuesit të ri të Policisë së Shtetit, Lamallari deklaroi se Hita gëzon mbështetjen e plotë të ministrisë dhe qeverisë.

31 Mars 2026, 09:50 Nga D.S
Ceremonia e betimit të drejtorit të ri të Policisë së
Besfort Lamallari

TIRANË- Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, theksoi se përzgjedhja e drejtuesit të ri ka kaluar në disa faza, me qëllim garantimin që drejtimi i këtij institucioni kyç t’i besohej një figure të besueshme.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e betimit të drejtuesit të ri të Policisë së Shtetit, Lamallari deklaroi se Hita gëzon mbështetjen e plotë të ministrisë dhe qeverisë. Ministri nënvizoi gjithashtu rëndësinë e përmbushjes së misionit si shërbëtorë publikë dhe lidhi këtë me procesin e integrimit të vendit në Bashkimi Evropian.

“Është kënaqësi që të marr pjesë në këtë moment të rëndësishëm për Policisë së Shtetit për drejtorin e ri, në një kohë kur nevoja për këtë strukturë është e madhe. Përtej solemnitetit të këtij rasti, dua të nënvizoj disa fakte. Për të mbërritur në këtë proces, u kaluan disa faza. U sigurua që drejtim i këtij institucioni kyç t’i besohet një figure me besim. Fituesi duhet të ishte një dhe vetëm një, por vlerësoj të gjitha kandidaturat. Lidhur me kandidatin fitues, që ka marrë bekimin e ministrit dhe qeverisë, jam i bindur, që të gjithë që jeni këtu sot, ndani bindjen se zoti Skënder Hita është një figurë e rëndësishme, duke garantuar stabilitet. Është personalitet karriere. Duhet të përmbushim misionin tonë, si shërbëtorë publikë ndaj vendit. Integrimi i vendit në BE bëhet si mision me rëndësi, në kontekstin ku ndodhet sot Shqipëria. Negociatat janë të hapura dhe progresi i Shqipërisë po vlerësohet nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Kjo nuk është retorikë. Shqipëria ka zgjedhur rrugën e stabilitetin.”, tha Lamallari./Dosja.al

besfort lamallari skender hita policia e shtetit

Sondazh

Poll