Aktualitet

Armë dhe silenciator/ Daily Mail: Si dy 'gangsterë shqiptarë' tentuan të hynin në Britani nga pjesa e pasme e një kamioni

Daily Mail shkruan se, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, u arrestuan nga policia franceze në Calais të premten, ndërsa automjeti me të cilin po udhëtonin po përgatitej të hipte në një traget.

31 Mars 2026, 09:29 Nga D.S

Armë dhe silenciator/ Daily Mail: Si dy 'gangsterë

BRITANI E MADHE-  Dy gangsterë të dyshuar shqiptarë mbanin një armë me silenciator ndërsa përpiqeshin të hynin në Britani në pjesën e pasme të një kamioni. Daily Mail shkruan se, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, u arrestuan nga policia franceze në Calais të premten, ndërsa automjeti me të cilin po udhëtonin po përgatitej të hipte në një traget.

“Njëri mbante një pistoletë me silenciator të bashkangjitur. Oficerët e armëve të zjarrit kryen arrestimet pa u lënduar askush. Ekzistojnë frikëra se burrat mund të jenë gangsterë që kishin ndërmend të takoheshin me figura të tjera të botës së krimit shqiptar në Britani.”, tha një burim hetues.

Patrick Leleu, zëvendësprokurori i Boulogne, konfirmoi tre arrestime, përfshirë shoferin e kamionit.  Leleu tha se ishin nisur dy hetime një për posedim të një arme të ndaluar dhe një tjetër që kishte të bënte vetëm me shoferin, për ndihmë dhe inkurajim të imigracionit të paligjshëm. 

Rruga e migrimit të paligjshëm të Kanalit Anglez është lidhur shpesh me shqiptarët. Shumë pretendojnë se janë azilkërkues, pavarësisht se vendi ballkanik kategorizohet si një vend i sigurt për të jetuar. Bandat shqiptare shpesh lidhen me krimin e organizuar në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë vesin, vjedhjet me thyerje dhe kontrabandën. 

Bandat shqiptare janë gjithashtu të përfshira shumë në kontrabandën e njerëzve dhe njihen për ofrimin e shërbimeve për kriminelët që kërkojnë të largohen nga Mbretëria e Bashkuar.  Vitin e kaluar, emigrantët shqiptarë u mburrën në TikTok se ishin vendosur në hotele të financuara nga taksapaguesit.  Një video tregonte burra që mburren se kishin arritur në Mbretërinë e Bashkuar pasi kishin paguar 3,000 paund për të kaluar Kanalin.

Gazeta britanike thekson se, numri i shqiptarëve që hynë në Britani nëpërmjet rrugës së Kanalit u rrit ndjeshëm në vitin 2022, me më shumë se 17,000 individë që aplikuan për azil. Deri në vitin 2024, kjo shifër kishte rënë nën 3,000, sipas analizës së Observatorit të Migracionit të numrave të Ministrisë së Brendshme në tetor./Dosja.al

si dy 'gangsterë shqiptarë' tentuan të hynin në britani nga pjesa e pasme e një kamioni

Sondazh

Poll