Aktualitet

SPAK aksion në jug të vendit, kontroll në dy vila të Ergys Agasit dhe një vilë të Ermal Beqirit

Kontrollet janë kryer me vendim të Gjykatës së Posaçme, ndërkohë në terren kanë qenë edhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të cilët kanë sekuestruar materiale dhe pajisje që dyshohet se lidhen me hetimin.

30 Mars 2026, 23:03 Nga E. D
SPAK aksion në jug të vendit, kontroll në dy vila të Ergys
SPAK

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka kryer kontrolle mbrëmjen e sotme në një kompleks luksoz në jug të vendit, në kuadër të hetimeve për skandalin e AKSHI-t. Mësohet se kontrollet janë kryer në dy vila të Ergys Agasit dhe në një vilë të Ermal Beqirit.

Kontrollet janë kryer me vendim të Gjykatës së Posaçme, ndërkohë në terren kanë qenë edhe agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), të cilët kanë sekuestruar materiale dhe pajisje që dyshohet se lidhen me hetimin.

Agasi dhe Beqiri janë në kërkim nga SPAK, ndërsa akuzohen si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që kishte për qëllim përvetësimin e tenderave të agjencisë. Agasi dhe Beqiri akuzohen se drejtonin grupin dhe se u përfshinë në pengmarrje e afera të tjera korruptive.

Hetimet e SPAK për tenderat e AKSHI-t

Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhër arreste për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Karçanaj, Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj. Për drejtoreshën e AKSHI-it, Mirlinda Kërçanaj, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasi dhe biznesmenin Ermal Beqiri janë caktuar masat e sigurisë “arrest me burg”.

Mëngjesin e 16 dhjetorit, dy skuadra me agjentë të BKH-së, shoqëruar dhe nga patrulla të policisë së Shtetit, zbarkuan në ambientet në pronësi te biznesmenit Agasi. Bëhet fjalë për kontrollin e 4 vendeve, banesave në Durrës e Tiranë, si dhe bizneset që zotërohen Ergys Agasi.

Po ashtu është dhënë masë pezullimi nga detyra dhe për zëvendësdrejtorin e Policisë së Tiranës, Erion Ismaili. SPAK gjithsej ka vendosur në masë sigurie 8 persona që janë Ergys Agasi, Ermal Beqiraj, Mirilinda Karçanaj, Hava Delibashi, Erion Ismaili, Andis Papa, G.H dhe Rogers Rryta.

Akuzat kryesore të SPAK janë grup i strukturuar kriminal, shkelje e barazisë në tendera si dhe heqje e paligjshme e lirisë. Prokuroria e posaçme prej gati një viti po hetonte procedurat e 12 tenderave, që dyshohet se janë bërë në shkelje. Ndërkohë personat e përmendur më sipër, por dhe zyrtarë të tjerë, për të cilët është dhënë masa, por që ende nuk dihen emrat e tyre, akuzohen për shkelje barazisë në tendera, korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash./Dosja.al

spak ermal beqiri ergys agasi bkh gjkko

Sondazh

Poll