Aktualitet

Përfshihet nga flakët një furgon në një gomisteri në Shkodër, shpëtojnë mrekullisht punëtorët që po punonin poshtë tij

Fatmirësisht ata kanë arritur t'ju shpëtojnë flakëve, pasi janë larguar me shpejtësi.

30 Mars 2026, 22:55 Nga E.d
Përfshihet nga flakët një furgon në një gomisteri
Furgoni i djegur

SHKODËR-  Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës. Një furgon pranë një servisi automjetesh është përfshirë nga flakët, ndërsa punëtorët po punonin poshtë saj. Fatmirësisht ata kanë arritur t'ju shpëtojnë flakëve, pasi janë larguar me shpejtësi.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku dhe kanë bërë të mundur edhe shuarjen e plotë të flakëve. Përveç  furgonit është djegur edhe një automjet tjetër që ndodhej afër tij, ndërsa ngjarja dyashohet se ka ndodhur nga pakujdesia. Policia po heton më shumë mbi shkaqet e saj./Dosja.al

shkodër punëtorët furgon

Sondazh

Poll