30 Mars 2026, 21:47
Nga E. D
Albulena Haxhiu
KOSOVË- Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar shpërndarjen e Kuvendit nga presidentja, duke theksuar se zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë të nevojshme dhe se partitë politike duhet të bashkëpunojnë për zgjedhjen e presidentit, ndërsa i vetmi kandidat që ka arritur konsensus sipas saj, është Murat Jashari. Duke folur në një intervistë për RTK-në, Haxhiu ka folur për qëndrimet e subjektit politik që i takon për procesin e zgjedhjes së presidentit.
“Për mua dekreti i presidentes ka qenë i ngutshëm, befasues, sepse s’kam pritur që ajo shpërndan Kuvendin e Republikës së Kosovës, sidomos për shkak se pas ndërprerjes së seancës së 5 marsit, unë i jam drejtuar Gjykatës Kushtetuese, për faktin se kemi një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese që kërkon që kur kemi raste të zgjedhjes së presidentit, deputetët duhet të jenë të gjithë të pranishëm, dhe aktgjykimi thotë minus ata që marrin leje nga kryetari i Kuvendit”, ka thënë ajo.
Sipas saj, zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë të nevojshme dhe duhet bërë përpjekje nga partitë politike që të dëshmojnë vullnet për zgjedhjen e një presidenti. Haxhiu ka thënë se i vetmi emër për president që ka siguruar konsensus ndërmjet partive politike ka qenë Murat Jashari.
“Zgjedhja e presidentit të vendit është përgjegjësi e të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Në këtë drejtim, vlerësoj se ka pasur përpjekje nga ana e kryeministrit dhe kryetarit të LVV-së, Albin Kurtit, që të takohet me subjektet politike. Ajo çka unë nuk e kuptoj është se ata nuk vijnë me emra të përveçëm.
Unë nuk e mbështes qëndrimin e PDK-së, nuk do ta mbështesja kushdo prej partive politike, e as LVV, në të ardhmen që të thoshte: ‘ma prano principin, m’i siguro 30 kandidat për një kandidat, 30 për të dytin, më garanto që njëri nga ta do t’i ketë 2/3’, dhe mandej të tregoj për emrin. Kështu s’do të mund të vendosja as për dikë që vjen nga LVV.
Unë e kuptoj qëndrimin e tij, nuk pajtohem por e respektoj, sepse mendoj që do të ishte historike për Republikën e Kosovës ta ketë president të vendit dikë nga familja Jashari, me theks të veçantë zotëriun Murat Jashari”, ka komentuar Haxhiu./Dosja.al
albulena haxhiu
Politike
30 Mars 2026, 21:25
E. D
Gazment Bardhi
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi deklaroi se Ilir Proda është takuar me Suel Çel&e...
Politike
30 Mars 2026, 20:56
E. D
TIRANË- Pas javës së gjelbër, deputetët u rikthyen në Kuvend për seancën e rradhës, ku ngritën edh...
Politike
30 Mars 2026, 20:36
E. D
Erald Kapri
TIRANË- Deputeti i Partisë “Mundësia” Erald Kapri deklaroi se e drejta e pronësisë në vend ësht&...
Politike
30 Mars 2026, 20:28
E. D
Ina Zhupa
TIRANË- Deputetja Ina Zhupa ka deklaruar se projektligji i ri i Ministrisë së Arsimit synon t’i japë dorë një...
Politike
30 Mars 2026, 20:02
E. D
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi u shpreh se Lushnjë ka mbaruar çdo gjë. L...
Politike
30 Mars 2026, 19:55
E. D
Një projektligj për ndryshimin e ligjit të vitit 2022 për funksionimin e parqeve teknologjike dhe shkencore, i inicuar nga deputeti social...
Politike
30 Mars 2026, 19:51
E. D
Petrit Malaj
TIRANË- Ulja e akcizës me 20% të karburantet do të aplikohet nëse çmimi i naftës do të arrijë m...
Politike
30 Mars 2026, 19:36
E. D
Xhelal Mziu
TIRANË- Deputeti Xhelal Mziu deklaroi në Kuvend se priste ndjesë nga ministri Lamallari për akuzën se ka shkelur flamu...
Politike
30 Mars 2026, 19:09
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë...
Politike
30 Mars 2026, 19:03
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ftuar pensionistët që të dalin kundër Ramë...