Politike

FOTOLAJM/ Deputetët raportojnë shqetësimet në zonat e tyre elektorale, ministrave nuk iu intereson, karriget bosh në Kuvend

Debati mes Lamallarit dhe Balliut, u pasua më pas nga largimi i deputetëve të opozitës nga foltorja dhe braktisja e seancës nga pjesa tjetër e kabinetit qeveritar.

30 Mars 2026, 20:56 Nga E. D

FOTOLAJM/ Deputetët raportojnë shqetësimet në zonat e tyre

TIRANË- Pas javës së gjelbër, deputetët u rikthyen në Kuvend për seancën e rradhës, ku ngritën edhe shqetësimin për mungesën e energjisë elektrike, si dhe rritjen e çmimeve të naftës dhe ushqimeve. Por, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte mungesa e shumicës së ministrave, të cilët nuk ishin të pranishëm për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.

Edhe Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, i cili ishte në seancë dhe u 'përplase' me deputetin e PD-së Klevis Balliun lidhur me emërimin e Hitës në krye të policisë së Shtetit, u largua menjëherë nga salla. Debati mes Lamallarit dhe Balliut, u pasua më pas nga largimi i deputetëve të opozitës nga foltorja dhe braktisja e seancës nga pjesa tjetër e kabinetit qeveritar.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, shpalli mbylljen e punimeve, ndërsa në sallë mbeti vetëm një pjesë e deputetëve dhe ministrja e Shtetit për Parlamentin, Erjona Ismaili./Dosja.al

seanca plenare

Sondazh

Poll