Politike

"E drejta e pronës është cunguar në themel"/ Kapri: Rama nuk reagon për dhunën ndaj banorëve të Rrjollit

Nga foltorja, Kapri theksoi se para Kuvendit, u zhvilluar edhe një protestë gjatë ditës së sotme për mbrojtjen e pronës.

30 Mars 2026, 20:36 Nga E. D
"E drejta e pronës është cunguar në themel"/
Erald Kapri

TIRANË- Deputeti i Partisë “Mundësia” Erald Kapri deklaroi se e drejta e pronësisë në vend është në një situatë alarmante. Nga foltorja, Kapri theksoi se para Kuvendit, u zhvilluar edhe një protestë gjatë ditës së sotme për mbrojtjen e pronës. Ai nënvizoi se duhet krijuar mundësia që banorët të kenë një seancë dëgjimore. Ndër të tjera, Kapri nënvizoi, se e drejta e pronës është cunguar në themel.

“E drejta e pronësisë është një situatë alarmante. Para parlamentit u bë një protestë e madhe sot. Banorë të Rrjollit, Durrësit, Bulqizës, Pogradecit erdhën protestuan sot. Edi Rama për Rrjollin për herë të parë, foli me dyer të mbyllura dhe tha ‘kemi ngritur grup verifikimi dhe se ka rezultuar toka e falsifikuar, po përse nuk e bën publike kryeministri këtë. Dhe për më tepër nuk reagon pas asaj dhunë aty me policinë e vet dhe policinë private, persona të maskuar që rrahin banorët aty. E drejta e pronës është cunguar në themel. Këtu po vidhen pronat dhe këtu vendos Edi Rama kush e zhvillon apo jo pronën”, tha Kapri./Dosja.al

erald kapri edi paloka-edi rama banoret e rrjollit

Sondazh

Poll