Politike

"Në Lushnjë ka mbaruar çdo gjë"/ Korreshi në Kuvend: Rrofsh o qeveri që na e ngritët…naftën

Korreshi tha ndër të tjera, se rritja e naftës e bën të vështirë jetën e qytetarëve dhe fermerëve, që rropaten për mbijetesë.

30 Mars 2026, 20:02 Nga E. D
"Në Lushnjë ka mbaruar çdo gjë"/ Korreshi
Saimir Korreshi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi u shpreh se Lushnjë ka mbaruar çdo gjë. Lidhur me rritjen e çmimit të naftës, Korreshi me ironi i tha faleminderit qeverisë që ua vështirësoi jetën edhe më shumë shqiptarëve. Korreshi tha ndër të tjera, se rritja e naftës e bën të vështirë jetën e qytetarëve dhe fermerëve, që rropaten për mbijetesë.

Saimir Korreshi: Na jepni 2 fije elektrikë dhe ne nga Lushnja, se të gjithë fshatrat nga ora 7 e pasdites deri në 8 të mëngjesit janë pa drita, na e zgjasni dhe ne kabllin se po e hamë bukën mytras mirë që ka zgjatur dita. Rrofsh moj qeveri që na e ngrite…naftën dhe na e bën jetën më të vështirë nga se e kemi. Kjo rritja e naftës e bën të vështirë jetën e qytetarëve dhe fermerëve, që rropaten në mbijetesë. Flasin këtu përfaqësuesit e qeverisë sikur nuk e dinë realitetin e nuk jetojmë në Lushnjë a në këtë vend. Nuk ka drita në fshatrat e Lushnjës gjithë natës. Thonë do hyjnë në “Uropë” se nuk e thonë saktë, se çfarë Europe. Dilni në Europë, se në Lushnjë ka mbaruar çdo gjë./Dosja.al

saimir korreshi

Sondazh

Poll