Politike

Mziu në Kuvend: Ministri ‘kukull’ të kërkojë falje për shpifje dhe dhunë ndaj meje

Ai shtoi gjithashtu se priste që ministri në fjalë dhe kryeministri të kërkonin ndjesë për dhunën e ushtruar ndaj tij, duke theksuar se një sjellje e tillë ndaj një deputeti tregon rrezikun për qytetarët.

30 Mars 2026, 19:36 Nga E. D
Mziu në Kuvend: Ministri ‘kukull’ të kërkojë
Xhelal Mziu

TIRANË- Deputeti Xhelal Mziu deklaroi në Kuvend se priste ndjesë nga ministri Lamallari për akuzën se ka shkelur flamurin, duke theksuar se ndërhyri për të mbrojtur një protestues. Ai shtoi gjithashtu se priste që ministri në fjalë dhe kryeministri të kërkonin ndjesë për dhunën e ushtruar ndaj tij, duke theksuar se një sjellje e tillë ndaj një deputeti tregon rrezikun për qytetarët.

Reagimi i plotë:

Një përgjigje për ministrin kukull. Unë prisja që ministri të kërkonte ndjesë, së pari për shpifjen ndaj meje se kam shkelur flamurin, kur unë ndërhyra pikërisht për të mbrojtur protestuesin që u rrëmbye sepse mbante flamurin.

Gjithashtu prisja një ndjesë nga ministri dhe kryeministri në lidhje me dhunën ndaj meje. Kur një polic dhunon në këtë mënyrë një deputet, imagjinoni çfarë u ka bërë qytetarëve të thjeshtë./Dosja.al

xhelal mziu

Sondazh

Poll