Politike

Berisha: Do i dëshmojmë Europës dhe botës se nuk është Shqipëria ajo që përfaqëson Edi Rama

Gjatë fjalës së tij në Foltoren e vendosur para ambienteve të Kryeministrisë, Berisha u shpreh se çështja e Belinda Balluku nuk është e mbyllur, pavarësisht qëndrimit të Edi Ramës.

30 Mars 2026, 18:38 Nga E.d
Berisha: Do i dëshmojmë Europës dhe botës se nuk
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se opozita do t'i deshmojë Europës se Shqipëria nuk është ajo që përfaqëson Edi Rama. Gjatë fjalës së tij në Foltoren e vendosur para ambienteve të Kryeministrisë, Berisha u shpreh se çështja e Belinda Balluku nuk është e mbyllur, pavarësisht qëndrimit të Edi Ramës.

Lideri i opozitës tha se me qëndrimet e tij, Rama është i gatshëm që t’i shohë shqiptarët pa viza. Në fund, ai tha se Rama përfaqëson krimin dhe njeriun më pa moral.

"Miqtë e mi, ai votoi në parlament me mandatet e krimit dhe u paraqit sikur e mbylli. Çështja është e mbyllur, tha. E mbyll ti, por nuk ta mbyllim ne atë çështje. Nuk e mbyllim ne o hajdut. Ta dish mirë se nuk ka forcë në botë që të të mbrojë. Nuk ka ligj në botë që të të mbrojë ty nga aktet që ke kryer. Por e vërteta është, ua them këtu, se atë nuk e mbyllin as partnerët tanë. Ata e dinë se shqiptarët, ëndrrën më të bukur, kanë ëndrrën evropiane. Ata në fakt, në 32 vite, kanë ndihmuar shqiptarët me miliarda, miliarda, miliarda euro. Taksapaguesit e tyre janë aksionerë në ndryshimin dhe transformimin e Shqipërisë. Dhe tani që duhej të mbrohej, u tha rrini, nuk keni punë me mua.

Jo, i thanë ata, ti nuk ke me ne, por ne kemi me ty. Ndaj dhe sot përcollët mesazhet në të cilat mesazhi i parë ishte se gjersa drejtësia të funksionojë në Shqipëri, ai raport që është jetik për ecjen përpara, mbetet në klasë dhe vendnumëro. Mesazhi i dytë, ka kërkesa për të qëndruar në hapësirë. Ai mendon se do diktojë, jo. Me qëndrimet e tij ai është i gatshëm që t’i shohë shqiptarët pa viza edhe njëherë, vetëm e vetëm të mos shkojë aty ku e ka vendin, në bankën e akuzës si hajdut. Por ne nuk do e lejojmë atë.

Ne do ngrihemi siç jemi ngritur dhe do i dëshmojmë Europës dhe botës se nuk është Shqipëria ajo që përfaqëson Edi Rama. Se Edi Rama përfaqëson krimin, përfaqëson hajninë, përfaqëson njeriun më pa moral. Kurse ne jemi qytetarë të ndershëm, jetojmë me djersën tonë. Kemi një vokacion në shpirtin tonë perëndimor dhe për këtë vokacion do punojmë gjersa ta shohim veten në Europë. Ndaj dhe sot ajo që i dhanë ishte paralajmërimi i parë. Por kjo histori nuk ndalet. Kjo histori ndalet gjer në fitoren tonë. Dhe ua them unë ju, ne jemi në rrugën e fitores," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha edi rama foltore

Sondazh

Poll