Politike

Rritja e çmimit të naftës në vend, Blushi: Në Kuvendi vjen era naftë, s’ka krim më të madh sesa heshtja për krizën

Në lidhje me këtë, Blushi tha se nuk ka krim më të madh sesa heshtja për krizën që po kalon vendi, ndërsa shtoi se shumica e deputetëve rimbursohen me taksat e shqiptarëve.

30 Mars 2026, 18:40 Nga E.d
Rritja e çmimit të naftës në vend, Blushi: Në Kuvendi
Tedi Blushi

TIRANË- Deputeti i Partisë Liria, Tedi Blushi ka folur për rritjen e çmimit të naftës në vend, e cila ka ardhur si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Blushi u shpreh se qeveria nuk mbron interesin publik, por të Edi Ramës.

Në lidhje me këtë, Blushi tha se nuk ka krim më të madh sesa heshtja për krizën që po kalon vendi, ndërsa shtoi se shumica e deputetëve rimbursohen me taksat e shqiptarëve.

“Çdo shqiptar ndien neveri teksa sheh këtë Kuvend që vjen era naftë për shkak se shumica prej jush nuk mbrojnë interesin publik, por të një karteli që në bashkëpunim me Edi Ramën ka shtuar sot kostot për çdo shqiptar, fermer e biznes.

Kjo seancë duhet të dilte me një vendimmarrje sa i përket një krize që rëndon sot në xhepin e çdo shqiptari. Unë e di se ju nuk fusni dorën në xhep për të mbushur makinën me naftë sepse ua mbushin shqiptarët Mercedes-in tuaj luksoz.

Unë e di që shumica e deputetëve rimbursohen me taksat e shqiptarëve, por nuk ka krim më të madh sesa heshtja e kujtdo sot për një krizë që duhet të marrë zgjidhje, jo nga një Bord zhvatës, i vetmi Bord në historinë e një vendi demokratik që mblidhet për të rënduar barrën fiskale ndaj shqiptarëve”, tha Blushi./Dosja.al

tedi blushi kuvend nafta

Sondazh

Poll