Politike

"Bordi nuk vendos çmime, por pasqyron problemin"/ Braçe: Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon

Braçe tha ndër të tjera, se Bordi i ngritur nga qeveria funksionon vetëm për të bërë transparencë dhe jo për të vendosur çmime, por për të evidentuar problemin.

30 Mars 2026, 17:35 Nga E. D
"Bordi nuk vendos çmime, por pasqyron problemin"/ Braçe:
Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe gjatë fjalës së tij në seancën plenare foli me tone të ashpra ndaj Shoqatës së Hidrokarbureve. Deputeti theksoi se Shqipëria ka çmimin neto më të lartë të hidrokarbureve në rajon. Braçe tha ndër të tjera, se Bordi i ngritur nga qeveria funksionon vetëm për të bërë transparencë dhe jo për të vendosur çmime, por për të evidentuar problemin.

"Kursi i këmbimit i ka të gjitha kahet e veta. Ka dhe ndikime të tjera në sektorë të ndryshëm. Kur flasim për çmimet në treg jemi vend importues. Një pjesë e çmimeve impakton produkte të posaçme në treg përfshirë ushqimet apo hidrokarburet që impaktohen nga kursi i këmbimit të monedhës. Kur kërkojmë për një sektorë të caktuar duhet të kemi parasysh dhe impaktin në sektorë të tjerë të ekonomisë.

Shumë e ndjeshme çështja e tregut të hidrokarbureve. Shkuan lart prej luftës në LM. Irani një regjim teokratik i egër. Duhet të kthejmë vëmendjen ndaj tregut në këtë sektor. Narrativa që fsheh elementë të posaçëm të mos gjejë hapësirë për të zhurmuar apo tërhequr vëmendjen. Kemi nivel të lartë të taksave, nuk është se nuk e dimë. Nuk është se nuk po e administrojmë.

Qeveria do ndërmarrë një nisëm për të ulur akcizën. E gjitha kjo nuk shmang vëmendjen nga tregu që kemi. edhe në bursë, ne kemi çmimin neto të hidrokarbureve më e lartë se gjithë rajoni. Pa taksat fare, që është më i larti edhe se në Maqedoni, Kosovë, Mali të zi, Greqi. Vëmendja në një element kuç, modeli i tregut. Lexova një deklaratë të shoqatës që funksionon si kartel që mban çmimet e larta të tregut të hidrokarbureve. Bordi funksionon në bazën e transparencës.

Që të jenë të gjithë të qartë ku është problemi. Te tatimet, taksat apo modeli i tregut. Ajo që më bëri përshtypje tonet kërcënuese të një shoqate që funksionon si kartel për të ndërprerë importin. Tone kriminale që kërcënojnë sigurinë kombëtare në vend," tha Braçe./Dosja.al

erion braçe

Sondazh

Poll