Aktualitet

Përfshihet nga flakët një makinë në Kolonjë, shoferi: Isha ne teqe duke ndezur një qiri kur ndodhi ngjarja

Makina ndodhej e parkuar pranë teqesë së fshatit Kreshovë, ndërsa drejtiesi i saj kishte hyrë brenda ambienteve të saj për të ndezur një qiri.

30 Mars 2026, 15:49 Nga E.d
Përfshihet nga flakët një makinë në Kolonjë,
Makina e djegur

KORÇË- Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Kolonjë, e cila është shkrumbëruar plotësisht si pasojë flakëve të shumta. Makina ndodhej e parkuar pranë teqesë së fshatit Kreshovë, ndërsa drejtiesi i saj kishte hyrë brenda ambienteve të saj për të ndezur një qiri.

Dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë aksidental, ndërsa policia po heton më shumë mbi rastin. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, por makina është shkrumbëruar plotësisht./Dosja.al

 kolonjë zjarr makine

Sondazh

Poll